By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza: Nga sot PDK-ja kalon në fazë tjetër të veprimit, do ta rikthejmë ligjshmërinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza: Nga sot PDK-ja kalon në fazë tjetër të veprimit, do ta rikthejmë ligjshmërinë
TOP Momenti

Hamza: Nga sot PDK-ja kalon në fazë tjetër të veprimit, do ta rikthejmë ligjshmërinë

Momenti
Published: September 5, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar sot se PDK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se, nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.

Në sallën e Kuvendit, Hamza tha se për javë të tëra deputetët e PDK-së kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, respektimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.

“Për javë të tëra, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar atë që nuk do të duhej të kërkohej fare në një shtet demokratik: që të respektohet Kushtetuta, të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe t’u mundësohet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët që ta ushtrojnë mandatin e tyre”, tha Hamza.

Your browser does not support the video tag.

Kryetari i PDK-së theksoi se situata e krijuar nuk është më një përplasje e zakonshme politike.

“Kjo që ka ndodhur nuk është një mosmarrëveshje e thjeshtë politike. Nuk është konflikt mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Nuk është konflikt mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit. Është konflikt mes një mënyre autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai tha se pushteti nuk mund t’i trajtojë Kushtetutën, vendimet e gjykatave dhe obligimet institucionale sipas interesit politik.

“Në demokraci, edhe kur nuk të pëlqen Kushtetuta, nuk e shkel atë. Kur nuk të pëlqen një vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk sillesh sikur ai nuk ekziston. Dhe kur Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konstaton se deputeti nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit, nuk mund të sillesh sikur gjykata nuk ka folur”, tha ai.

Hamza kritikoi edhe thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për 9 shtator, duke thënë se tashmë po shkelet edhe afati sipas interpretimit të vetë Vetëvendosjes.

“Tash, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që e ka përcaktuar vetë Vetëvendosje. Por Kuvendi i Kosovës nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e veta. Kuvendi është institucion i Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se institucionet e Republikës nuk mund të mbahen peng të interesit të një partie apo individi.

“Këto institucione nuk janë krijuar për një parti. Janë ndërtuar për një shtet. Dhe ky shtet është shumë më i madh se secili prej nesh. Kosova ka paguar çmim tepër të lartë për institucionet e saj që sot dikush t’i trajtojë ato si peng të interesit të vet politik”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza bëri të qartë se PDK-ja nuk do të pranojë normalizimin e shkeljeve kushtetuese.

“Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë. Nuk do të pranojmë që vendimet e gjykatave të shndërrohen në çështje të vullnetit politik. Nuk do të pranojmë që një kryeministër, kushdo qoftë ai, të mund të vendosë se cili institucion funksionon dhe cili jo”, tha Hamza.

Sipas tij, kjo çështje shkon përtej raportit mes opozitës dhe pushtetit.

“Këtu bëhet fjalë për Republikën. Për rendin kushtetues. Për ndarjen e pushteteve. Për autoritetin e gjykatave. Për të drejtën e deputetit që ta ushtrojë mandatin. Dhe, mbi të gjitha, për parimin më elementar të demokracisë: pushteti kufizohet nga ligji. Askush nuk është mbi të”, deklaroi ai.

Kryetari i PDK-së paralajmëroi se durimi institucional i partisë nuk duhet të interpretohet si pranim i paligjshmërisë.

“Durimi ynë institucional nuk duhet të ngatërrohet me pranimin e paligjshmërisë. Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës do ta rimendojë mënyrën e veprimit të saj”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja do të shqyrtojë forma të tjera të veprimit.

“PDK-ja do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik, institucional dhe juridik për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë dhe për ta kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë”, theksoi Hamza.

Në përfundim, Hamza tha se beteja aktuale nuk është për pushtet, por për kufijtë e tij dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Kjo nuk është betejë për pushtet. Është betejë për kufijtë e pushtetit. Sepse sot në pyetje nuk është se kush qeveris. Në pyetje është se si qeveriset. A qeveriset sipas Kushtetutës, apo sipas vullnetit të një njeriu?”, tha Hamza.

Ai paralajmëroi nisjen e një faze të re të veprimit të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë. Me përgjegjësi. Me vendosmëri. Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, përfundoi Hamza.

source

You Might Also Like

Në 27-vjetorin e Policisë, Kurti: Të rënët në detyrë janë heronj të Kosovës
Bit Pazari mbetet rrezik për këmbësorët, Gjorgjievski premton semaforë dhe legalizim të vendkalimit
Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
“Shqipëria është bukur, por…” – ajo që i ndodhi këtij motoristi në rrugën për Theth po tërheq vëmendje
Angellov: Më kompleks për tu shuar mbetet zjarri në Ramno në Komunën Çuçer Sandevë

LEXO GJITHASHTU

Kurti në 27-vjetorin e Policisë thotë se Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë
Kurti në 27-vjetorin e Policisë thotë se Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë
Lajme
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Lajme
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”
Lajme
Regjistrohet viktima e tetë nga ethet e Nilit Perëndimor
Regjistrohet viktima e tetë nga ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti
Java tjeter me temperatura diçka më të ulëta, por asnjëra ditë s’do të jetë nën 30 gradë
Java tjeter me temperatura diçka më të ulëta, por asnjëra ditë s’do të jetë nën 30 gradë
Lajme

You Might Also Like

“Freedom for the Liberators” do të shfaqet në Times Square të New Yorkut
TOP Momenti

“Freedom for the Liberators” do të shfaqet në Times Square të New Yorkut

September 6, 2026
Kosova e Gjermania bëhen bashkë kundër rriqrave që bartin virusin vdekjeprurës
TOP Momenti

Kosova e Gjermania bëhen bashkë kundër rriqrave që bartin virusin vdekjeprurës

September 6, 2026
LSH: Nuk e shohim veten pjesë të Qeverisë, nuk bëhemi pjesë e tregtisë me të drejtat e shqiptarëve
TOP Momenti

LSH: Nuk e shohim veten pjesë të Qeverisë, nuk bëhemi pjesë e tregtisë me të drejtat e shqiptarëve

September 6, 2026
Uk Lushi: Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Uk Lushi: Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?