By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Krimet e Serbisë në lagjen e Jasharajve, prokurori Gashi tregon se nga kush është udhëhequr Njësia serbe për operacione speciale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Krimet e Serbisë në lagjen e Jasharajve, prokurori Gashi tregon se nga kush është udhëhequr Njësia serbe për operacione speciale
TOP Momenti

Krimet e Serbisë në lagjen e Jasharajve, prokurori Gashi tregon se nga kush është udhëhequr Njësia serbe për operacione speciale

Momenti
Published: September 4, 2026

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Valdet Gashi në konferencën për media ku u bë e ditur dorëzimi i aktakuzës në mungesë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në Prekaz të Poshtëm ka bërë të ditur detaje nga aktakuza, duke thënë se sfida më e madhe ka qenë identifikimi i njësive që kanë marr pjesë.

Gashi ka treguar se cilat njësi serbe kanë marrë pjesë në krimet në Prekaz të Poshtëm, gjersa ka theksuar edhe emrin e personit që ka udhëhequr njërën nga njësitë.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha më tutje se me aq sa kanë deri tani informacione, të 35 të pandehurit për krime lufte në Prekaz të Poshtëm janë gjallë.

“Nëse ndërkohë vjen ndonjë informacion pas publikimit të emrave që ndonjë person nuk është gjallë natyrisht sipas ligjit kemi mundësi ta tërheqim nga aktakuza….po në bazë të informacioneve që i kemi të gjithë këta persona janë gjallë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Aktakuza ndaj 35 të pandehurve për krimet në Prekaz, Gashi jep detaje: Kemi vërtetuar saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në sulm

Tutje, prokurori Gashi tha se këta janë persona të cilët kanë pozita menaxhuese në njësitë ku kanë oporareaiuar,.

“Ajo që ka rëndësi me theksu është se pjesa më e rëndësishme është identifikimi i këtyre njësive dhe sfida më e madhe ka qenë identifikimi i këtyre njësive”, tha ai.

Gashi ka bërë të ditur të inkuadruar në aksionet ku janë kryer krime lufte në Prekaz të Poshtëm kanë qenë Departamenti i Sigurisë Publike të Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti i sigurisë shtetërore të Serbisë dhe në kuadër të këtij të fundit ka qenë edhe Njësia Speciale e Serbisë.

“Këtë njësi për operacione speciale e ka udhëhequr Milorad Ulemek ‘Legija’, i cili e ka pasur për obligim për detyrë, me kërkesën e tij speciale që ta sulmojë drejtpërdrejtë shtëpinë e familjes së Shaban Jasharajt…”, tha ai.

Sipas tij, po ashtu ka pasur njësi tjera të përfshira, si Njësia e posaçme policore, Njësia speciale anti-terroriste, mandej departamente të punëve të brendshme në kudër të nivelit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ai tha se aktakuza e ngritur ndaj 35 të pandehurve nuk ka bëjë vetëm me krimet në familjen e ngushtë të Shaban Jasharajt, por bëhet fjalë për viktimat dhe sulmet që kanë ndodh në fshatin Prekaz i Poshtëm në tërë lagjen Jasharaj.

Gashi tha se numri i viktimave në bazë të provave është 26 persona.

Aktakuza është ngritur në mungesë, pasi sipas Prokurorisë Speciale janë shterur mundësitë për sigurimin e të pandehurve dhe sjelljen e tyre në procedurë penale. /Telegrafi/

You Might Also Like

BDI: Asnjë shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori”, edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm
Pse besimi në AI po bëhet shtresë infrastrukturore
Gjini: Thirrja e seancës më 9 shtator, shkelje brutale e normës kushtetuese
Avokati i Popullit hapi lëndë për shuarjen e paraleles shqipe në “Penko”
Prokuroria nis hetim për mashtrim e pastrim parash në një kontroll teknik në Shkup, dëmi në buxhet 2.2 milionë euro

LEXO GJITHASHTU

Ardian Gjini për Kurtin e VV-në: Janë super-kriminelë nëse i përdorim termet e tyre, nuk e kanë të gjatën
Ardian Gjini për Kurtin e VV-në: Janë super-kriminelë nëse i përdorim termet e tyre, nuk e kanë të gjatën
Lajme
Gjini përsërit kërkesën për ballafaqim televiziv me Kurtin: S’takohem me të në zyrë, kam shumëçka me i thanë
Gjini përsërit kërkesën për ballafaqim televiziv me Kurtin: S’takohem me të në zyrë, kam shumëçka me i thanë
Lajme
Gjini për mbledhjen e KPK-së ku Blerim Isufaj u bë cak: Një gjë e tillë është parë vetëm në komunizëm
Gjini për mbledhjen e KPK-së ku Blerim Isufaj u bë cak: Një gjë e tillë është parë vetëm në komunizëm
Lajme
Tërnava i drejtohet PSRK’së për dokumentin e Shehollit ku thuhet se “BIK është nën kontroll të BIA”: Të zbardhet e vërteta
Tërnava i drejtohet PSRK’së për dokumentin e Shehollit ku thuhet se “BIK është nën kontroll të BIA”: Të zbardhet e vërteta
Lajme
Tërnava i drejtohet PSRK’së për dokumentin e Shehollit ku thuhet se “BIK është nën ndikim të BIA”: Të zbardhet e vërteta
Tërnava i drejtohet PSRK’së për dokumentin e Shehollit ku thuhet se “BIK është nën ndikim të BIA”: Të zbardhet e vërteta
Lajme

You Might Also Like

Janevska: Do të krijojmë një sistem të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët
TOP Momenti

Janevska: Do të krijojmë një sistem të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët

September 4, 2026
Rruga Tetovë-Shkup shumë e shtrenjtë për punëtorët, 6500 denarë bileta mujore vetëm për udhëtim – qytetarët me kërkesa për institucionet
TOP Momenti

Rruga Tetovë-Shkup shumë e shtrenjtë për punëtorët, 6500 denarë bileta mujore vetëm për udhëtim – qytetarët me kërkesa për institucionet

September 4, 2026
Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator
TOP Momenti

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

September 4, 2026
Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës
TOP Momenti

Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?