By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria kërkon burgim efektiv për të akuzuarin për aksidentin që la të vdekur një këmbësor në Prishtinë – ishte dënuar edhe 117 herë për kundërvajtje në trafik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria kërkon burgim efektiv për të akuzuarin për aksidentin që la të vdekur një këmbësor në Prishtinë – ishte dënuar edhe 117 herë për kundërvajtje në trafik
TOP Momenti

Prokuroria kërkon burgim efektiv për të akuzuarin për aksidentin që la të vdekur një këmbësor në Prishtinë – ishte dënuar edhe 117 herë për kundërvajtje në trafik

Momenti
Published: September 4, 2026

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Vullnet Gashi akuzohet për aksidentin me fatalitet të ndodhur në vitin 2023 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, palët kanë dhënë fjalët përfundimtare.

Prokurori i rastit, Ardian Mehmeti, tha se pas administrimit të provave është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Your browser does not support the video tag.

Sipas prokurorit, përmes provave materiale dhe personale është vërtetuar gjendja faktike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mehmeti kërkoi që gjatë caktimit të dënimit të merret parasysh shkalla e dëmit të shkaktuar, përkatësisht vdekja e viktimës, si dhe sjellja e përsëritur e të akuzuarit në kundërvajtjet në trafik.

Ai tha se Gashi, deri në kohën e aksidentit, ishte dënuar 117 herë për kundërvajtje në trafik, duke shtuar se kjo tregon se ai në vazhdimësi nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit. Po ashtu, sipas prokurorit, në ditën e aksidentit i akuzuari ishte pa patentë shoferi.

Andaj, prokurori kërkoi që Gashi të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim efektiv.

Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar V.B., avokati Emrush Kastrati, tha se nga provat e administruara është vërtetuar plotësisht gjendja faktike dhe se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Ai kërkoi që Gashi të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim efektiv.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Driton Muharremi, tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se klienti i tij ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sipas Muharremit, provat materiale dhe personale nuk e dëshmojnë kryerjen e veprës penale, andaj kërkoi që Gashi të shpallet i pafajshëm dhe ndaj tij të nxirret aktgjykim lirues.

Pas dhënies së fjalëve përfundimtare, gjyqtari i rastit, Driton Berisha, e shpalli të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e caktoi për një datë tjetër.

Ndryshe, ky rast ishte në gjykim tek gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica, por për shkak të degradimit të saj nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Kundërvajtje, rasti kaloi tek gjyqtari Driton Berisha.

Në seancën fillestare më 18 tetor 2024, i akuzuari u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 shkurt 2024 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Vullnet Gashi më 2 dhjetor 2023 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, derisa ishte duke drejtuar veturën pa patentë shofer, në shiritin e djathtë të dedikuar vetëm për lëvizjen e autobusëve dhe taksive, nga pakujdesia ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve të rrugës, gjendjes dhe llojit rrugës në mënyrë që të ndalë mjetin para çdo pengese që mund të paraqitet, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa tani i ndjeri F.B., ishte duke kaluar rrugën, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, jashtë vendkalimit të këmbësorëve, nga ana e majtë në të djathtë (drejtimi i lëvizjes së automjetit), në ato momente në shiritin e mesëm të trafikut ishte duke lëvizur një kamion dhe me të arritur pranë “Euro Roleta”, i pandehuri me pjesën e parë ballore e godet tani të ndjerin, i cili si pasojë e lëndimeve të marra, kishte ndërruar jetë.

Aktakuza thotë se Raporti i Autopsisë i datës 12 dhjetor 2023, tregon se vdekja e tani të ndjerit F.B., është e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e traumës së shumëfishtë, ku tregohen edhe lëndimet trupore që kishte marrë tani i ndjeri si pasojë e aksidentit.

Me këtë, i pandehuri Vullnet Gashi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

You Might Also Like

Prokuroria nis hetim për mashtrim e pastrim parash në një kontroll teknik në Shkup, dëmi në buxhet 2.2 milionë euro
Janevska: Do të krijojmë një sistem të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës nga bashkëmoshatarët
Krimet e Serbisë në lagjen e Jasharajve, prokurori Gashi tregon se nga kush është udhëhequr Njësia serbe për operacione speciale
Rruga Tetovë-Shkup shumë e shtrenjtë për punëtorët, 6500 denarë bileta mujore vetëm për udhëtim – qytetarët me kërkesa për institucionet
Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 9 shtator

LEXO GJITHASHTU

“Arrestim i paligjshëm”, Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit që u vunë në pranga më 1 shtator
“Arrestim i paligjshëm”, Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit që u vunë në pranga më 1 shtator
Lajme
KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator
KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator
Lajme
Pse pati përplasje të armatosur në Kiev mes agjencive ukrainase të inteligjencës?
Pse pati përplasje të armatosur në Kiev mes agjencive ukrainase të inteligjencës?
Lajme
Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës
Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës
Lajme
Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve
Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës
TOP Momenti

Arrestohet shkupjani, dyshohet se ka vjedhur pjesë të hekurudhës

September 4, 2026
Aktakuza ndaj 35 të pandehurve për krimet në Prekaz, Gashi jep detaje: Kemi vërtetuar saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në sulm
TOP Momenti

Aktakuza ndaj 35 të pandehurve për krimet në Prekaz, Gashi jep detaje: Kemi vërtetuar saktë se cilat njësi të forcave serbe kanë pjesë në sulm

September 4, 2026
Emisioni “Mesditë” 04.09.2026
TOP Momenti

Emisioni “Mesditë” 04.09.2026

September 4, 2026
Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz
TOP Momenti

Prokuroria Speciale paralajmëron konferencë lidhur me dorëzimin e aktakuzës për krime lufte në Prekaz

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?