By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve
TOP Momenti

Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve

Momenti
Published: May 12, 2026

Në forumin ekonomik “Përtej Kufijve” që u mbajt në Shkup, biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kërkuan thellim të bashkëpunimit ekonomik rajonal, me synim rritjen e shkëmbimit tregtar nga 207 milionë në 1 miliard euro. Ambasadori i Shqipërisë në vend Denion Meidani theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet ta kthejnë afërsinë gjeografike në partneritet ekonomik, duke kaluar nga dialogu në projekte dhe investime reale. Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe turizmi nuk mund të ecin pa infrastrukturë moderne.

“Korridori VIII është një projekt strategjik. Është linja që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Është rruga që bashkon tregjet, shkurton distancat, rrit sigurinë dhe i vendos vendet tona në zemër të një arkitekture të re ekonomike evropiane. Në politikë shpesh flitet për miqësi. Në ekonomi, miqësia provohet me projekte. Dhe Korridori VIII është një nga ato projekte që mund ta kthejë fqinjësinë në partneritet, dhe partneritetin në fuqi zhvillimi. Dhe pikërisht kjo është sfida e rajonit tonë sot: të ndërtojmë më shumë ndërvarësi ekonomike, më shumë lidhje infrastrukturore dhe më shumë bashkëpunim real mes vendeve tona”, tha Denion Meidani – ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Your browser does not support the video tag.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është pozitiv, por ende larg potencialit real të dy vendeve.

“Këtu shkruan se vitin e kaluar shkëmbimi tregtar ka arritur në 118 milionë euro ose një rritje prej 40 milionë euro krahasuar me vitin 2020. Nëse e shikoni si statistikë, kjo është mirë. Në tremujorin e parë të këtij viti shkëmbimi është 38 milionë euro dhe edhe kjo, nëse e shikoni si statistikë, është mirë, por duke pasur parasysh lidhjen mes dy shteteve, ne jo vetëm që jemi shtete fqinje, por një pjesë e rëndësishme e popullsisë në Maqedoni është e nacionalitetit shqiptar dhe kjo duhet t’i lidhë edhe më shumë dy shtetet. Prandaj këto shifra sigurisht që janë të pakënaqshme dhe duhet të jenë shumë, shumë më të larta”, theksoi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskrymeinistër.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski boshllëqet institucionale dhe ekonomike po shfrytëzohen më mirë nga ekonomia informale dhe krimi sesa nga biznesi formal.

“Çfarë të them për këtë e tha zëvendëskryeministri, vetëm se ai e tha në euro, ndërsa unë po e them në dollarë: 207 milionë dollarë kanë qarkulluar vitin e kaluar. Unë do të thosha se kontrabanda, krimi, janë para nesh në këtë punë. Ata shumë më mirë dhe më me efikasitet i shfrytëzojnë të gjitha lëshimet që i bëjnë edhe shteti edhe biznesi dhe shumë më lehtë krijojnë lidhje në Ballkan, gjë që duhet të na rendisë në anën që praktikisht është humbëse në të gjithë procesin. Hajde të bashkohemi, t’i mbyllim boshllëqet, ta legalizojmë qarkullimin dhe ta bëjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë një shtet dhe një entitet që do ta rrisë qarkullimin nga 207 milionë në një miliardë euro. Kjo është ajo që duhet ta arrijmë”, theksoi Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike.

Në fokus të diskutimeve ishin forcimi i lidhshmërisë infrastrukturore, hapja e korridoreve për vendet pa dalje në det, lehtësimi i barrierave doganore dhe pozicionimi i Porti i Durrësit si alternativë strategjike ndaj Porti i Selanikut./TV21/

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në Banjë të Istogut, një person i plagosur
LDK largohet nga Kuvendi, Haziri: Kërkuam që seanca konstituive të mbahet sonte
Deputetët mblidhen, dera e sallës së Kuvendit e mbyllur
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb
Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

LEXO GJITHASHTU

Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Kryeziu: Nëse e mbrojmë Republikën s’duhet të presim leje nga Kurti, Kosova s’është pronë e tij e as e VV’së
Lajme
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Cakolli për VV’në: Vjet me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, sot me shumicë s’e propozojnë asnjë
Lajme
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Hoxhaj: Kosova nuk është më demokraci, nga nesër jemi në anarki
Lajme
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Shkelja e afatit për konstituim të Kuvendit, Bedri Hamza nuk e përjashton mundësinë për protesta
Lajme
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media
Lajme

You Might Also Like

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”
TOP Momenti

Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

August 7, 2026
Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme
TOP Momenti

Kryeziu: Deputetët mund të thërrasin sonte seancë të jashtëzakonshme

August 7, 2026
Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar
TOP Momenti

Mbi 120 fluturime nga Gjermania në Kosovë, vetëm javen e kaluar

August 7, 2026
Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  
TOP Momenti

Vuçiq rikthen narrativen e Millosheviqit  

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?