By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Motra e Milan Vukashinoviqit identifikon autorin e plagosjes së të vëllait: Ishte bashkëpunëtori i Radoiçiqit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Motra e Milan Vukashinoviqit identifikon autorin e plagosjes së të vëllait: Ishte bashkëpunëtori i Radoiçiqit
TOP Momenti

Motra e Milan Vukashinoviqit identifikon autorin e plagosjes së të vëllait: Ishte bashkëpunëtori i Radoiçiqit

Momenti
Published: September 3, 2026

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Kosovës në rastin e Milan Vukashinoviqit, një serbi i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u plagos në rrethana misterioze në veri të Kosovës, sipas familjes së tij, ka zbardhur rrethana të reja që i paraprinë plagosjes.

Motra e Milanit, Ivana, në një bisedë për Nova.rs thekson se, pavarësisht se ka kaluar gati një vit, nga institucionet serbe ende nuk ka marrë përgjigje për pyetjet kyçe lidhur me rastin.

Familja e Milanit, sipas motrës së tij, ka mësuar vetëm përmes informacioneve të dala gjatë hetimeve të Prokurorisë së Kosovës për personat që, sipas aktakuzës, dyshohet se kanë qenë të lidhur me organizimin e ngjarjes.

Your browser does not support the video tag.

Veçanërisht i ka tronditur emri i personit të identifikuar me inicialet A. F. Ajo pretendon se bëhet fjalë për Aleksandar F., një person që e njeh që nga koha e shkollës dhe me të cilin ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

Bashkëpunëtor i Milan Radoiçiqit

Sipas pretendimeve të saj, Aleksandar F. ka qenë bashkëpunëtori dhe miku i parë i Milan Radoiçiqit, biznesmenit kontrovers. Ajo thotë se, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, ai kishte ndikim të konsiderueshëm te policët dhe zyrtarët e tjerë në veri të Kosovës.

“Është pak të thuhet se jemi në shok, veçanërisht pasi njëri prej organizatorëve është personi me inicialet A. F. Bëhet fjalë për Aleksandar F., bashkëpunëtorin dhe mikun e parë të Milan Radoiçiqit”, deklaroi motra e Milanit.

Historia e serbit nga Kosova, Milan Vukashinoviq – u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe pak muaj pasi doli publikisht kundër Listës Serbe

Ajo pretendon se, pas vendimit të policëve dhe zyrtarëve serbë për t’u larguar nga institucionet në veri të Kosovës, Aleksandar F. e kishte cilësuar vëllain e saj, i cili nuk ishte larguar nga vendi i punës, si “tradhtar” dhe “spiun”.

“Meqë Milani nuk e la vendin e punës, Aleksandar F. e shënjestroi si tradhtar dhe spiun, ndërsa personat nga veriu i Kosovës që kishin kontakte me Milanin i paralajmëronte duke u thënë se Milani ishte armik i shtetit dhe se do të përballej me pasoja”, pretendon motra e tij.

Ajo vlerëson se pikërisht rrethana të tilla tregojnë se, përveç strukturave shtetërore, në të gjithë këtë çështje kanë qenë të përfshira edhe formacione parashtetërore.

“Po arrijmë te ajo që është thënë që nga fillimi, se bëhet fjalë për një konflikt personal, mosbindje dhe të tjera”, thotë ajo.

“Nga pala serbe –heshtje”

Ndërsa Prokuroria e Kosovës tani, përmes aktakuzës, po nxjerr detaje të reja për rastin, familja pretendon se nuk ka marrë përgjigje nga institucionet e Serbisë.

“Familja, për fat të keq, nuk ka marrë asnjë shpjegim, vetëm një mur heshtjeje. Të gjitha institucionet janë kontaktuar, por pa përgjigje”, thotë motra e Milanit.

Për familjen mbetet veçanërisht e paqartë se si hetimi nga pala kosovare, sipas interpretimit të tyre, ka arritur te emra dhe informacione konkrete, ndërsa nga pala serbe, siç pretendojnë ata, nuk ka pasur asnjë përparim.

Sipas saj, hetuesit kosovarë nuk kanë arritur te emri i Aleksandar F. përmes familjes, por përmes ekspertizës së telefonave të gjetur te Vidosav Mitroviq, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar në tentativën për vrasjen e rëndë të Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi.

“Askush nga familja nuk e ka përmendur Filipoviqin. Ata kanë arritur tek ai përmes ekspertizës së 11 telefonave që i kanë gjetur te Vidosav Mitroviqi”, deklaron ajo.

Milani ende i palëvizshëm, trajtimi mjekësor sërish është ndërprerë

Ndërkohë, Milani ndodhet në Kragujevc dhe, sipas motrës së tij, ende është i palëvizshëm.

Serbi në veri kundër Listës Serbe: Kam presion por nuk e kam lënë punën në institucionet e Kosovës

Ajo pretendon se gjatë 21 ditëve që ai kaloi në Qendrën Klinike të Nishit, gjendja e tij ishte përmirësuar, por pas kthimit në paraburgim, pa terapi të rregullta, gjendja e tij është përkeqësuar sërish.

Sipas motrës së tij, Milani kishte marrë miratimin për të vazhduar trajtimin në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA), por ky trajtim është bllokuar në momentin e fundit.

“Kur ishte 21 ditë në Qendrën Klinike të Nishit, pati përmirësime, por pa terapi në paraburgim, gjendja e tij u kthye në pikën e mëparshme. Mori miratimin për të vazhduar trajtimin në VMA, por në momentin e fundit u bllokua”, thotë ajo.

Sipas saj, pasojat e plagosjes janë të përhershme.

“Ai ka ndryshuar plotësisht, në kuptimin negativ, dhe fatkeqësisht pasojat do të jenë të dukshme gjatë gjithë jetës”, deklaron motra e Milanit.

Filipoviqi e quajti familjen “tradhtare”

Ajo pretendon gjithashtu se gjatë një bisede me Aleksandar F. më 31 gusht, ka marrë një mesazh që e ka përjetuar si paralajmërim.

Sipas saj, ai i ka thënë se e dinte për kontaktet e saj dhe të nënës së saj me Policinë e Kosovës, pas së cilës, siç pretendon ajo, i ka quajtur “tradhtare”.

“Ai më tha drejtpërdrejt se e dinte për kontaktin e nënës sime dhe timin me Policinë e Kosovës, se nëna ime gjithmonë më njofton kur jep deklarata si palë e dëmtuar, se presidenti ynë është Kurti dhe se ne jemi tradhtare”, pretendon ajo.

Motra e Milanit thotë se familja nuk ndihet drejtpërdrejt e kërcënuar, por ekziston shqetësimi për presion të mundshëm dhe për sigurinë e tyre.

“Më është hequr veshka dhe kam një plumb në shtyllën kurrizore” – Milan Vukashinoviq nga Leposaviqi tregon si u rrëmbye

“Milani nuk ka frikë për sigurinë, por ekziston dyshimi i arsyeshëm se po bllokohet trajtimi i tij dhe këtë ia ka thënë gjyqtarit gjatë vizitës”, deklaron ajo.

Deri tani, sipas saj, askush nga familja nuk ka marrë kërcënime të drejtpërdrejta, por ajo shton se pas bisedës me Filipoviqin ka krijuar përshtypjen se mund të ketë probleme gjatë hyrjes në Serbi.

Dy hetime, njëri pa përparim

Rikujtojmë se hetimet për plagosjen e Milan Vukashinoviqit po zhvillohen nga dy polici – ajo e Serbisë dhe Policia e Kosovës.

Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk është prononcuar zyrtarisht, por përmes mediave pranë pushtetit ka publikuar pretendime se Vukashinoviqi ishte arrestuar për spiunazh dhe se ishte plagosur gjatë përpjekjes për arratisje, nga pala kosovare pretendohet se ai është plagosur nga pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë dhe praktikisht është rrëmbyer.

Sulmi ndaj Vukashinoviqit ka ndodhur më 1 nëntor 2025 në fshatin Jelashcë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Qeveria çaktivizoi llogari aktive të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të kryer të tilla operacione
From “political assassinations” to “emigrant clashes”: Secret services’ versions of the murder of Kadri Zeka and the Gërvalla brothers
Hasanpapaj: Rrëzimi i Qeverisë Hoti nuk duhet të përdoret kundër Sejdiut
Zemaj: Vendimi i Bekim Sejdiut jo vetëm që e ka rrëzu qeverinë, i ka çu deputetët e LDK-së te shpija
Komuna e Kumanovës hap konkursin për simbolin që do ta përfaqësojë qytetin

LEXO GJITHASHTU

Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale
Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale
Lajme
Vuçiqi për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Jam i shqetësuar
Vuçiqi për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Jam i shqetësuar
Lajme
Robertson: Armiqtë duan ta rikthejnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së vjetër
Robertson: Armiqtë duan ta rikthejnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së vjetër
Lajme
Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
Lajme
Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale
Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
TOP Momenti

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

September 3, 2026
Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

September 3, 2026
Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm
TOP Momenti

Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm

September 3, 2026
Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla
TOP Momenti

Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?