By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qeveria çaktivizoi llogari aktive të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të kryer të tilla operacione
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qeveria çaktivizoi llogari aktive të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të kryer të tilla operacione
TOP Momenti

Qeveria çaktivizoi llogari aktive të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të kryer të tilla operacione

Momenti
Published: September 3, 2026

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot në 3 shtator lidhur me disa raportime për çaktivizimin apo kufizimin e disa llogarive në rrjetet sociale, të cilat dyshohet se kanë qenë aktive në protestat kundër qeverisë. Rama i ka cilësuar këto pretendime si një “gënjeshtër të madhe” dhe ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë.

Kreu i ekzekutivit deklaron se institucionet që drejton nuk kanë asnjë lidhje me mbylljen apo kufizimin e profileve në rrjetet sociale. Kryeministri thekson gjithashtu se qeveria nuk zotëron kapacitetin teknik për të kryer operacione të tilla.

Your browser does not support the video tag.

Në reagimin e tij, Rama ka kritikuar ashpër kundërshtarët politikë dhe ata që, sipas tij, po përdorin propagandë për të krijuar akuza ndaj qeverisë. Kreu i qeverisë ka ngritur dyshime se pas këtyre zhvillimeve mund të qëndrojnë të njëjtat burime që, sipas tij, kanë nxitur më herët të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo”.

Rama argumenton se synimi i këtyre veprimeve mund të jetë ringjallja e protestës që, sipas tij, ka humbur mbështetjen.

Kryeministri dënon shpifjet ndaj qeverisë, bazuar në informacione të rreme.

“Si mund ta quajnë veten demokratë këta agjitatorë, ndërkohë që publikojnë një insinuatë vizuale kaq të turpshme?

Kam jetuar me lojërat e fajësimit dhe të turpërimit nga kundërshtarët e mi për aq kohë sa jam në politikë. Por kur kjo formë e ulët propagande vjen nga njerëz që hiqen si demokratë europianë, është vërtet për të ardhur keq.

Po sikur e gjithë kjo farsë të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që ushqyen të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, shumë prej të cilave ushqyen gjithashtu kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: për t’i dhënë sërish jetë një “revolucioni” që tashmë është shfryrë. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por, me sa duket, jo për këta demokratë vetëm në emër.

Prandaj, më lejoni të jem i qartë: ne nuk kemi të bëjmë aspak me çaktivizimin apo kufizimin e ndonjë llogarie në rrjetet sociale dhe as nuk zotërojmë kapacitetin teknik për të kryer një operacion të këtij lloji.

Turp për gjithë këtë tufë dështakësh që përhapin marrëzira të tilla“, shkruan Rama.

Akuzat për sulm ndaj llogarive në Instagram, Rama ndan postimin e veçantë

Në një postim të dytë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mendim të një personi, që nuk ka lidhje me qeverinë e që është ekspert i fushës, i quajtur Blerim Gjeladini.

Gjelatini argumenton se qeveritë nuk kanë akses direkt në sistemet e Meta-s për të mbyllur llogari sipas dëshirës. “Tani le ta bëjnë dhe këtë patronazhist”, shprehet kryeministri me ironi.

Gjatë ditës së sotme, disa aktivistë pretenduan se qeveria u ka çaktivizuar rrjetet sociale. Sipas tyre, kjo bëhej me qëllim që zëri i tyre të mos dëgjohet./Tv Klan

You Might Also Like

From “political assassinations” to “emigrant clashes”: Secret services’ versions of the murder of Kadri Zeka and the Gërvalla brothers
Hasanpapaj: Rrëzimi i Qeverisë Hoti nuk duhet të përdoret kundër Sejdiut
Zemaj: Vendimi i Bekim Sejdiut jo vetëm që e ka rrëzu qeverinë, i ka çu deputetët e LDK-së te shpija
Komuna e Kumanovës hap konkursin për simbolin që do ta përfaqësojë qytetin
Motra e Milan Vukashinoviqit identifikon autorin e plagosjes së të vëllait: Ishte bashkëpunëtori i Radoiçiqit

LEXO GJITHASHTU

Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale
Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale
Lajme
Vuçiqi për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Jam i shqetësuar
Vuçiqi për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Jam i shqetësuar
Lajme
Robertson: Armiqtë duan ta rikthejnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së vjetër
Robertson: Armiqtë duan ta rikthejnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së vjetër
Lajme
Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
Lajme
Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale
Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
TOP Momenti

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

September 3, 2026
Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

September 3, 2026
Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm
TOP Momenti

Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm

September 3, 2026
Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla
TOP Momenti

Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?