By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm
TOP Momenti

Tetova pa plan urbanistik që nga viti 2013, Selmani: Kemi marr iniciativë për përpilimin e planit të përgjithshëm

Momenti
Published: September 3, 2026

Plani i fundit i përgjithshëm urbanistik për Tetovën është punuar në vitin 2003 dhe i njëjti ka pasur afat kalendarik deri në vitin 2013. Që nga ajo kohë, qyteti nuk ka pasur një plan të ri urbanistik.

Nga Sektori për Urbanizëm në Komunën e Tetovës bëjnë të ditur se Plani Detal Urbanistik është në proces e sipër, ndërsa territori përmban gjithsej 128 blloqe urbane, prej të cilave vetëm 68 janë me plane aktive, ndërsa 60 të tjera nuk kanë fare plane detale.

Your browser does not support the video tag.

“Plan i përgjithshëm urbanistik i Tetovës ka qenë me afat deri në vitin 2013 dhe ai afat kohor i tij ka qenë deri në vitin 2013 dhe askush nuk ka marrë ndonjë iniciativë për përpilimin e planit të ri të përgjithshëm urbanistik. Këtë e bëri kryetari Bilall Kasami, i cili mori vendim për përpilimin e një plani të ri të përgjithshëm urbanistik. Plan i përgjithshëm urbanistik në vete ngërthen 128 plane detale të tjera, ku 68 prej tyre janë aktivë, 60 prej tyre nuk kanë plane detale, të cilët nevojiten që t’i motivojmë edhe qytetarët që të punojnë në ato plane detale, që brenda kohës të kemi mundësi edhe për zhvillime të mëtejshme”, tha Rilind Selmani – Sektori për Urbanizëm – Komuna e Tetovës.

Sipas Selmanit, procedurat për hartimin e planit të ri po vijojnë dhe synimi kryesor është zgjerimi i hapësirës urbane të qytetit deri në 1.500 hektarë. Me këtë planifikim parashihet krijimi i hapësirave për objekte të reja banimi, salla sporti, pishinë publike si dhe rrugë të reja infrastrukturore.

“Iniciativën për përpilimin e planit të përgjithshëm urbanistik e kemi marrë për atë arsye, domethënë të bëhet zgjerimi i planit ekzistues. Plani ekzistues gjeneral ka diku 1160 hektarë përfshirje, kurse me të riun do të përfshihen deri në 1500 hektarë sipërfaqe. Automatikisht destinimet të cilat janë, do të përshtaten edhe me ndërtimet të cilat janë të bëra në terren. Plani i përgjithshëm urbanistik ecën me ritëm të shpejtë. Jemi në fazën e përpilimit të programit planor. Para saj, domethënë, jemi duke i siguruar edhe kushtet e planifikimit tek Agjencia e Planifikimit. Ato kërkonin që të kemi një prerje të të gjitha projekteve urbanistike të cilat kanë fituar kushte përgjatë viteve në vijim, domethënë të bëhet një përshtatje dhe të sikronizohen ndërmjet veti”, u shpreh Rilind Selmani – Sektori për Urbanizëm – Komuna e Tetovës.

Gjatë vitit 2025, në Komunën e Tetovës janë lëshuar gjithsej 212 leje ndërtimi, ku përfshihen ndërtime të reja, mbindërtime dhe zgjerime të objekteve ekzistuese. /tv21

You Might Also Like

Qeveria çaktivizoi llogari aktive të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të kryer të tilla operacione
From “political assassinations” to “emigrant clashes”: Secret services’ versions of the murder of Kadri Zeka and the Gërvalla brothers
Hasanpapaj: Rrëzimi i Qeverisë Hoti nuk duhet të përdoret kundër Sejdiut
Zemaj: Vendimi i Bekim Sejdiut jo vetëm që e ka rrëzu qeverinë, i ka çu deputetët e LDK-së te shpija
Komuna e Kumanovës hap konkursin për simbolin që do ta përfaqësojë qytetin

LEXO GJITHASHTU

Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale
Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale
Lajme
Vuçiqi për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Jam i shqetësuar
Vuçiqi për marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Jam i shqetësuar
Lajme
Robertson: Armiqtë duan ta rikthejnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së vjetër
Robertson: Armiqtë duan ta rikthejnë Kosovën si pjesë të Jugosllavisë së vjetër
Lajme
Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
Lajme
Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale
Kabashi: Përgjegjësinë për presidentin ia dha vetes lidershipi i LDK-së për kalkulime personale
Lajme

You Might Also Like

Motra e Milan Vukashinoviqit identifikon autorin e plagosjes së të vëllait: Ishte bashkëpunëtori i Radoiçiqit
TOP Momenti

Motra e Milan Vukashinoviqit identifikon autorin e plagosjes së të vëllait: Ishte bashkëpunëtori i Radoiçiqit

September 3, 2026
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
TOP Momenti

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

September 3, 2026
Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Sadiku: Është gabim të thuhet se gjashtë deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje

September 3, 2026
Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla
TOP Momenti

Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?