By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?
TOP Momenti

A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?

Momenti
Published: September 3, 2026

Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është zhvendosur te gjashtë deputetë të LDK-së që nuk pranojnë ta mbështesin kandidatin për të cilin partia e tyre u mor vesh me LVV-në. Qëndrimi i tyre ka shkaktuar përplasje me udhëheqjen e partisë dhe ka rrezikuar marrëveshjen politike për zgjedhjen e presidentit. Por, a mund të mbahen përgjegjës vetëm këta deputetë?

Një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës ngjalli shpresa se vendi më në fund do të mundë të dilte nga kriza gati dyvjeçare politike. Por, ato shpresa u shuan shpejt, kur edhe deputetë nga njëra palë e marrëveshjes i dolën ujdisë kundër.

Your browser does not support the video tag.

Përgjegjësia për dështimin e zgjedhjes së presidentit, e cila deri tani ishte bartur herë te njëra e herë te pala tjetër, tash po u vihet gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – nga vetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, si dhe nga homologu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kandidati i tyre, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur president i ri i Kosovës.

Vota individuale përballë qëndrimit partiak

Njohës të çështjeve juridike e politike thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit në një Kuvend prej 120 deputetësh nuk mund të kufizohet në gjashtë deputetë të caktuar.

Sipas tyre, marrëveshjet politike mes partive nuk e zëvendësojnë mandatin individual të deputetit. Edhe kur një parti ka arritur marrëveshje për mënyrën se si duhet të votohet, deputeti, në ushtrimin e mandatit të tij, vendos vetë se si do të votojë në Kuvend.

Kushtetuta, Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit dhe Rregullorja e Kuvendit e ndërtojnë pozitën e deputetit mbi parimin e mandatit të lirë. Pra, deputeti është përfaqësues i popullit, dhe nuk i nënshtrohet mandatit detyrues, ndërsa ligji përcakton se gjatë mandatit ai i nënshtrohet ndërgjegjes së tij, thotë Naim Jakaj, hulumtues i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

Kriza për presidentin përplas LDK-në, Emini e Koci paralajmërojnë përçarje dhe krizë institucionale

“Kjo do të thotë se marrëveshja politike e partisë ka peshë politike, por nuk e eliminon të drejtën e deputetit për të marrë qëndrim individual për një çështje që votohet në Kuvend. Partia mund të kërkojë që deputetët e saj ta mbështesin një qëndrim të caktuar, por vendimi përfundimtar në Kuvend mbetet i deputetit”, shprehet Jakaj për REL-in.

Abit Hoxha, ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Agderit në Norvegji, thotë se nuk mund të fajësohen gjashtë deputetë të caktuar për ushtrimin e të drejtës së tyre për mendim të pavarur si përfaqësues të popullit.

“Njëra prej pushteteve që demokracia jonë i jep opozitës, ose një pakice ndaj shumicës, është mekanizmi i kuorumit, i cili nuk është jokushtetues. Është pikërisht ajo çfarë e definon kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës si demokraci e re”, thotë Hoxha për REL-in.

Pse përgjegjësia s’mund të jetë juridike

Jakaj thekson se për këta gjashtë deputetë mund edhe të ketë përgjegjësi politike për mosrealizimin e një marrëveshjeje ndërmjet partive, por jo kushtetuese ose juridike.

“Nëse një pjesë e deputetëve të LDK-së nuk e mbështet kandidatin, kjo mund të krijojë problem politik për partinë që ka hyrë në marrëveshje, por nuk do të thotë se vetëm ata janë përgjegjës për dështimin eventual të zgjedhjes së Presidentit”, thekson ai.

Përveç gjashtëshes së LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – janë edhe të paktën 40 deputetë të tjerë nga partitë parlamentare shqiptare dhe nga komuniteti serb që nuk kanë shprehur mbështetje publike për kandidaturën e Sejdiut.

Një pjesë e gjashtëshes së LDK-së është arsyetuar se nuk dëshiron t’i japë “më shumë pushtet Kurtit”, partia e të cilit i fitoi zgjedhjet e 7 qershorit dhe llogaritet t’i ketë numrat për ta bërë Qeverinë e re, ndërsa një pjesë tjetër ka thënë se nuk e sheh Sejdiun si figurë unifikuese.

Hoxha thekson se mekanizmi që siguron demokracinë më reprezentative edhe e siguron mendimin e pavarur të deputetëve të Kosovës, ua mundëson përfaqësuesve të popullit të votojnë ashtu qysh ata dëshirojnë vet. “Përndryshe, do të ishte tirania e shumicës”, nënvizon ai.

Kosova rrezikon të hyjë në një gjendje të paprecedentë të vakumit kushtetues dhe, në planin institucional, në një formë anarkie, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri, paralajmëron Jakaj.

Kjo, sipas tij, e rrit përgjegjësinë politike të të gjithë aktorëve për të gjetur zgjidhje, por nuk e ndryshon pozitën kushtetuese të deputetit dhe nuk krijon detyrim juridik që ai të votojë për një kandidat të caktuar.

A mund ta ndëshkojë LDK-ja gjashtëshen kundërshtuese?

Duke i kritikuar se “po e dërgojnë vendin në zgjedhje”, Abdixhiku kishte paralajmëruar edhe “pasoja” për gjashtë anëtarët e partisë, madje duke lënë të kuptohet se ata duhet ta “dorëzojnë mandatin e deputetit”.

Sipas Jakajt, marrëdhënia e deputetit me partinë duhet të ndahet qartë nga statusi i tij kushtetues në Kuvend.

Megjithatë, thotë ai, masat partiake nuk mund të prodhojnë si pasojë humbjen e mandatit parlamentar vetëm për shkak se deputeti ka votuar ndryshe nga qëndrimi i partisë.

“Mandati i deputetit përfundon në rastet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj, jo me vendim të organeve partiake. Prandaj, çdo masë e brendshme duhet të vlerësohet duke pasur parasysh kufirin ndërmjet disiplinës së partisë dhe autonomisë kushtetuese të deputetit në ushtrimin e mandatit”, sipas tij./Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

ASH: VLEN të tregojë se si realizohen punësimet dhe avancimet në institucionet shtetërore, ka ankesa që duhet të sqarohen
Gjorgjievski: Pritet të fillojë afati për dorëzimin e mbi 100 autobusëve
Raportim apo “larje hesapesh”, çka ishte raportimi i Blerim Isufajt në KPK?
Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
LSDM: Shteti nuk ka para, arka është bosh, borxhi po arrin në 12 miliardë euro

LEXO GJITHASHTU

Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, shteti i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj
Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, shteti i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj
Lajme
Kujtim Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK’së
Kujtim Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK’së
Lajme
Rreth 2,000 persona sëmuren në Indonezi pasi hëngrën ushqim falas në shkollë
Rreth 2,000 persona sëmuren në Indonezi pasi hëngrën ushqim falas në shkollë
Lajme
I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
TOP Momenti
Who is Klodiana Spahiu, the new Minister of Health in Albania?
Who is Klodiana Spahiu, the new Minister of Health in Albania?
TOP Momenti

You Might Also Like

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje na dërgon automatikisht në zgjedhje
TOP Momenti

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje na dërgon automatikisht në zgjedhje

September 3, 2026
Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve
TOP Momenti

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

September 3, 2026
MBPEU pagoi 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë që kultivojnë drithëra
TOP Momenti

MBPEU pagoi 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë që kultivojnë drithëra

September 3, 2026
Policia sqaron situatën në Llukar: Dy shoferë u gjobitën për bllokim të trafikut
TOP Momenti

Policia sqaron situatën në Llukar: Dy shoferë u gjobitën për bllokim të trafikut

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?