By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria publikoi kontaktet e gjyqtarit Gjoko Ristov me politikanë e biznesmenë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria publikoi kontaktet e gjyqtarit Gjoko Ristov me politikanë e biznesmenë
TOP Momenti

Prokuroria publikoi kontaktet e gjyqtarit Gjoko Ristov me politikanë e biznesmenë

Momenti
Published: September 3, 2026

Në seancën e sotme gjyqësore Prokuroria nxori të dhëna nga ekstraktimi i telefonit të Gjoko Ristovit, ish gjyqtarit të Apelit i cili akuzohet se ka fshehur 350 mijë euro në mur, në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë. Prokurorja Iskra Haxhiasilevska tha se Ristov ka komunikuar me të dyshuar që ka pasur lëndë aktive kundër tyre, ndërsa në raste tjera është interesuar edhe te kolegët tjerë.

Në komunikim me Ristovin, ka qenë Ismet Guri, ish zëvendësdrejtor i të Drejtorisë së të Ardhurave Publike i dënuar për shkatërrim të materialit zgjedhor dhe më pas i përfshirë në hetimin e korrikut të vitit 2024 për shoqërim kriminal. Gjithashtu, sipas Prokurorisë Ristov ka komunikuar edhe me Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, i dënuar për rastin “Reket”.

Your browser does not support the video tag.

Në porositë që nxori Prokuroria, Ristov është interesuar për një lëndë te gjyqtari i cili së fundmi u fut në listën e zezë amerikane për korrupsion, Enver Bexheti. Ai i thotë gjyqtarit se e ka pyetur një kolege nga administrata, pasi e ka vëlla. Një person i panjohur i shkruan sms Ristovit për t’u interesuar për një lëndë te një gjyqtare me emrin Bukurie, por Gjoko i thotë se është në pushim dhe sapo të kthehet do ta shohë.

Ndërkohë Prokuroria nxori edhe listën e kontakteve të Ristovit, me të cilët nuk ka komunikime, por vetëm i ka të regjistruar. Mes tyre është vëllai i ish kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, Vice. Bashkëshortja e biznesmenit Orce Kamçev, Ana. Deputeti i BDI-së dhe pronari i Pucko Petroll, Ismail Jahoski dhe djali i tij Asmir Jahoski. Biznesmeni Zoran Azmanov, ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski. Në listë, gjithashtu i ka edhe dyshen Fehmi Stafa dhe Lupço Pecov i njohur si djalli. Stafa u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte marrë 50 mijë euro nga familjari i “djallit” për ta korruptuar pikërisht gjyqtarin Ristov, me qëllim që t’i shfuqizohet paraburgimi për lëndën “Zinxhir”.

Prokurorja Iskra Haxhivasileva tha se Ristov si gjykatës nuk është dashur të ketë kontakte, pasi kundër një pjese të tyre ka edhe lëndë aktive.

“Kontaktet dhe komunikimet sipas vlerësimeve tona janë të palejueshme nga ana e gjykatësit të Apelit me persona, ashtu siç edhe vetë e patë, janë udhëhequr dhe udhëhiqen lëndë aktive dhe procedura”, tha Iskra Haxhivasileva, Prokurore.

Megjithatë, mbrojtja thotë se nëse nuk ka prova për krim të kryer, nuk është e ndaluar të ketë kontakte.

“Ja në telefon i ka pasur këto persona. Po i ka. Normalisht, Maqedonia është shtet i vogël, por nëse thotë se ato persona nuk është dashur t’i ketë në telefon ose e dyshimtë, duhet të sigurojë prova se çfarë ai ka bërë me ato persona”, Zvonko Davidoviq, Avokat i Gjoko Ristov.

Ndërkohë sot dëshmoi eksperti që ka kryer ekspertizën e të ardhurave financiare të Ristovit dhe familjarëve të tij. Sipas Prokurorisë të ardhurat e Ristovit nuk janë aq të larta sa për të justifikuar prejardhjen e 350 mijë eurove të fshehura në mur. Megjithatë, mbrojtja thotë se Ristov dhe bashkëshortja e tij prej vitit 2016 deri në vitin 2024 kanë përfituar 617 mijë euro, ndërsa prindërit e tij 917 mijë euro. Një pjesë të parave i kanë shpenzuar për të blerë banesa, ndërsa për pjesën tjetër, do të japë sqarim ekspertiza e porositur nga ana e tyre. /Alsat/

You Might Also Like

ASH: VLEN të tregojë se si realizohen punësimet dhe avancimet në institucionet shtetërore, ka ankesa që duhet të sqarohen
Gjorgjievski: Pritet të fillojë afati për dorëzimin e mbi 100 autobusëve
Raportim apo “larje hesapesh”, çka ishte raportimi i Blerim Isufajt në KPK?
Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën?
LSDM: Shteti nuk ka para, arka është bosh, borxhi po arrin në 12 miliardë euro

LEXO GJITHASHTU

Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, shteti i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj
Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, shteti i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj
Lajme
Kujtim Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK’së
Kujtim Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK’së
Lajme
Rreth 2,000 persona sëmuren në Indonezi pasi hëngrën ushqim falas në shkollë
Rreth 2,000 persona sëmuren në Indonezi pasi hëngrën ushqim falas në shkollë
Lajme
I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
I vendosën gjobë 5 milionë euro dhe e kërcënuan të largohet nga Shqipëria, në pranga edhe kosovari
TOP Momenti
Who is Klodiana Spahiu, the new Minister of Health in Albania?
Who is Klodiana Spahiu, the new Minister of Health in Albania?
TOP Momenti

You Might Also Like

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje na dërgon automatikisht në zgjedhje
TOP Momenti

Rexhaj: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje na dërgon automatikisht në zgjedhje

September 3, 2026
Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve
TOP Momenti

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

September 3, 2026
MBPEU pagoi 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë që kultivojnë drithëra
TOP Momenti

MBPEU pagoi 461,5 milionë denarë për 23.874 fermerë që kultivojnë drithëra

September 3, 2026
Policia sqaron situatën në Llukar: Dy shoferë u gjobitën për bllokim të trafikut
TOP Momenti

Policia sqaron situatën në Llukar: Dy shoferë u gjobitën për bllokim të trafikut

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?