Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Pira, pas ndarjes tragjike nga jeta të të riut Aron Pira, si pasojë e një aksidenti.
Në mesazhin e tij, kryetari Haliti ka theksuar se në këto momente të rënda dhimbjeje dhe pikëllimi, Komuna e Vitisë bashkëndjen me familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Aronin.
Postimi i plotë:
E nderuara familja Pira,
Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Aron Pira, si pasojë e aksidentit tragjik, në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella.
Në këto çaste të rënda dhimbjeje, pikëllimi dhe mërzie, bashkëndjejmë me ju, familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Aronin dhe ndanë momente të jetës me të.
Humbja e një të riu në mënyrë kaq të papritur është një dhimbje e madhe për familjen, por edhe për gjithë komunën tonë.
Uroj që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, ndërsa kujtimi për Aronin, për jetën dhe mirësinë e tij, të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tuaja.
The post Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes appeared first on Gazeta Express.
