By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kreu tre vrasje në Mal të Zi, hetuesit gjurmojnë lidhjet e rusit me luftën e Rusisë në Ukrainë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kreu tre vrasje në Mal të Zi, hetuesit gjurmojnë lidhjet e rusit me luftën e Rusisë në Ukrainë
Lajme

Kreu tre vrasje në Mal të Zi, hetuesit gjurmojnë lidhjet e rusit me luftën e Rusisë në Ukrainë

Momenti
Published: September 3, 2026

Autoritetet malazeze kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të dhëna për lidhjet e shtetasit rus Mihail Nikolajeviç Shabunjin me persona të përfshirë në operacionet luftarake në Ukrainë, në përpjekje për të zbardhur motivin e vrasjes së trefishtë të kryer më 31 gusht në një poligon qitjeje në Danillovgrad.

Shabunjin dyshohet se vrau tre punonjësit e poligonit , Nemanja Kapor, 20 vjeç, Petar Globareviq, 24 vjeç dhe Momir Radonjiq, 67 vjeç.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informacioneve të publikuara nga Pobjeda, hetuesit po verifikojnë nëse Shabunjin kishte kryer trajnime ushtarake apo të specializuara për përdorimin e armëve, si dhe nëse kishte qëndruar apo marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjërën prej këtyre dyshimeve.

Megjithatë, kjo është një nga pistat që po shqyrtohet në kuadër të hetimit të gjerë për të kaluarën, kontaktet dhe motivet e shtetasit rus.

Udhëtime të shpeshta mes Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës

Sipas të dhënave të publikuara nga Dmitrij Lejn, themelues i kanalit Telegram “News Serbia”, Shabunjin hyri për herë të parë në Mal të Zi më 7 korrik 2026, me autobus nga Serbia, përmes pikës kufitare Dobrakovo.

Lëvizjet e tij pas hyrjes në vend kanë tërhequr vëmendjen e hetuesve. Vetëm brenda gjashtë ditësh, nga 7 deri më 12 korrik, ai kaloi tetë herë kufirin shtetëror, duke udhëtuar me autobus drejt Bosnjë-Hercegovinës dhe duke u kthyer në Mal të Zi përmes pikave kufitare Sitnicë, Shçepan Polje dhe Vraçenoviq.

Pikërisht për shkak të këtyre lëvizjeve të shpeshta, autoritetet kanë kërkuar nga shërbimet partnere ndërkombëtare informacione për personat me të cilët Shabunjin mund të ketë pasur kontakte para dhe gjatë qëndrimit në Mal të Zi.

Dyshohet se kishte aftësi të avancuara me armët

Dyshimet për një trajnim të mundshëm të specializuar janë shtuar edhe për shkak të mënyrës se si u krye krimi.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur Shabunjin qëlloi njëkohësisht me dy pistoleta. Sipas burimeve që kanë parë pamjet, lëvizjet dhe shpejtësia e reagimit të tij gjatë përdorimit të dy armëve tregojnë një nivel aftësie që tejkalon përvojën e zakonshme të një vizitori të poligonit.

Vijesti ka raportuar, duke cituar një burim të njohur me pamjet, se Shabunjin mund të ketë qenë qitës profesionist ose të ketë marrë trajnim të avancuar për përdorimin e armëve të zjarrit.

Megjithatë, kjo nuk përbën dëshmi se ai ka qenë pjesëtar i ndonjë ushtrie apo ka marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Kjo mbetet një nga çështjet që hetuesit po përpiqen ta verifikojnë.

Po analizohen telefonat dhe kontaktet

Policia dhe Agjencia për Siguri Kombëtare e Malit të Zi po analizojnë telefonat celularë të Shabunjinit, kontaktet, komunikimet dhe lëvizjet e tij.

Në veçanti po kontrollohet nëse ai kishte kontakte me shtetas rusë që kanë marrë pjesë në luftimet në Ukrainë, si dhe nëse ndonjë prej tyre ndodhet ose ka qëndruar më herët në Mal të Zi apo në rajon.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu mënyrën e financimit të udhëtimeve, qëndrimin e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe aktivitetet e tij gjatë muajve të fundit, për të përcaktuar nëse lëvizjet ishin turistike apo të lidhura me persona nga rrethi i tij i kontakteve.

Çfarë dihet për të kaluarën e Shabunjinit?

Sipas mediave ruse, Shabunjin ka lindur në shkurt të vitit 1996 në qytetin Osa dhe më vonë është zhvendosur me familjen në Perm.

Ai kishte punuar në një dyqan të pajisjeve sportive dhe merrej me vrapim në terrene malore, ski dhe ecje në natyrë. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, sipas mediave rajonale, merrej me punime artizanale në dru dhe kërkonte punë.

Sipas të dhënave të Shërbimit Federal të Përmbaruesve në Rusi, të publikuara nga Antena M, Shabunjin kishte të paktën dy borxhe, në vlerë totale prej rreth 500 mijë rubla, ose afërsisht 5 mijë euro.

Ndërkohë, portali armen Sledstvie.info ka raportuar se ai kishte kaluar dhjetëra herë kufirin rus me Abhazinë gjatë viteve të fundit.

Sipas të njëjtit burim, babai i tij, ish-gjyqtar, kishte përfunduar Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë dhe kishte punuar në prokurorinë e Permës.

Hetuesit nuk përjashtojnë as pistën e lidhjeve me luftën në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, dhjetëra mijëra ushtarë rusë dyshohet se kanë dezertuar dhe janë larguar jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, shërbimet perëndimore të inteligjencës kanë paralajmëruar për rrezikun që agjentët rusë të përdorin persona që paraqiten si dezertorë ose refugjatë politikë.

Në Evropë janë raportuar gjithashtu raste të sabotimeve, zjarrvënieve, spiunazhit dhe sulmeve ndaj infrastrukturës, ku shërbimet ruse dyshohet se kanë përdorur persona të rekrutuar përmes aplikacioneve të koduara, përfshirë Telegramin.

Megjithatë, deri tani nuk ka prova publike që e lidhin Shabunjinin me shërbimet ruse, ushtrinë ruse apo operacionet e luftës në Ukrainë. Autoritetet malazeze po e shqyrtojnë këtë vetëm si një nga pistat e hetimit.

Para vrasjes ishte me disa të rinj në lumin Zeta

Një ditë para krimit, Shabunjin kishte kaluar kohë në lumin Zeta me disa të rinj me të cilët ishte miqësuar. Në momentin e ndarjes, ai u kishte lënë numrin e telefonit dhe ishte larguar me një çantë të zezë.

Të nesërmen, ai shkoi në poligonin “në fshatin Strahinjiq, ku vrau tre punonjës, mori armë dhe municion dhe vodhi automjetin e njërës prej viktimave.

Të rinjtë me të cilët kishte qëndruar një ditë më parë e njohën nga raportimet për kërkimin e tij dhe njoftuan policinë.

Një taksist që e transportoi drejt Herceg Novit gjithashtu ndihmoi policinë. Shabunjin i kishte lënë atij pasaportën dhe telefonin si garanci, duke premtuar se do ta paguante udhëtimin më vonë.

Motivi ende mbetet mister

Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Lazar Shçepanoviq, ka deklaruar se Shabunjin kishte vizituar disa herë poligonin në Danillovgrad dhe se nuk figuroi në evidencat policore si person me interes për sigurinë.

Pas krimit, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe gjatë natës u gjet në Herceg Novi. Në aksionin e policisë morën pjesë njësitë speciale dhe një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi. Rreth orës 03:35, në një zonë pyjore mbi lagjen Topla, Shabunjin kreu vetëvrasje.

Motivi i vrasjes së trefishtë ende nuk është zbardhur. Autoritetet malazeze po përpiqen të rindërtojnë muajt e fundit të jetës së tij, kontaktet, lëvizjet dhe gjendjen e tij psikologjike, ndërsa lidhjet e mundshme me persona të përfshirë në luftën në Ukrainë mbeten vetëm një nga drejtimet e hetimit.

The post Kreu tre vrasje në Mal të Zi, hetuesit gjurmojnë lidhjet e rusit me luftën e Rusisë në Ukrainë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nafta dhe benzina për dy centë më shtrenjtë se dje
Gruda: Asnjë shumicë parlamentare s’mund të qëndrojë mbi Kushtetutë
Ambasadori i ri i BE’së pret ambasadorët e tjerë të unionit në Kosovë – Flasin për situatën politike e zhvillimet e fundit
Gruda: Vitin e kaluar s’i kishin votat por propozonin çdo 24 orë, sot i kanë por s’vijnë – vetëm për ta bllokuar Kosovën
Agron Shehajt i bllokohet faqja në Instagram, partia e tij e lidh me aktivitetin e tij në mbështetje të protestës

LEXO GJITHASHTU

Aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aktakuzë ndaj shoferit që ishte i dehur dhe pa patentë
Aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aktakuzë ndaj shoferit që ishte i dehur dhe pa patentë
TOP Momenti
Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba
Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba
TOP Momenti
Kurti flet për gazetarin francez: Nuk duam një Republikë Srpska të re në Kosovë
Kurti flet për gazetarin francez: Nuk duam një Republikë Srpska të re në Kosovë
TOP Momenti
Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar
Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj gjashtë personave fizikë dhe tre personave juridikë, përvetësuan mbi 2 milionë euro
Kallëzim penal ndaj gjashtë personave fizikë dhe tre personave juridikë, përvetësuan mbi 2 milionë euro
TOP Momenti

You Might Also Like

19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit
Lajme

19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit

September 3, 2026
OKB ngre alarmin për El Niño-n “ekstrem”: Mund të jetë më i fuqishmi në 70 vjet – si pritet ta ndikojë motin në botë
Lajme

OKB ngre alarmin për El Niño-n “ekstrem”: Mund të jetë më i fuqishmi në 70 vjet – si pritet ta ndikojë motin në botë

September 3, 2026
Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes
Lajme

Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes

September 3, 2026
Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës
Lajme

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?