Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Ndërfushaz të Mirditës, ku ka humbur jetën një 67-vjeçar.
Top Channel raporton se viktima është Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 për motive hakmarrjeje. Viktima dyshohet të jetë se është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në makinë.
Ndërkohë në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur.
“Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë./TCh/
The post Atentat në Mirditë, vritet një 65-vjeçar appeared first on Gazeta Express.

