By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK dhe Partia e Drejtësisë e Balli Kombëtar bashkë në garën zgjedhore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK dhe Partia e Drejtësisë e Balli Kombëtar bashkë në garën zgjedhore
TOP Momenti

LDK dhe Partia e Drejtësisë e Balli Kombëtar bashkë në garën zgjedhore

Momenti
SHARE
LDK dhe Partia e Drejtësisë e Balli Kombëtar bashkë në garën zgjedhore

Partia e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi politik me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës.

Në komunikatën për media, Partia e Drejtësisë thekson se kjo marrëveshje nuk përfaqëson vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim të përbashkët për rritjen e bashkëpunimit politik, dialogut institucional dhe përgjegjësisë shtetërore në vend.

“Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Partia e Drejtësisë ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim dhe bashkim të energjive shtetformuese.

“Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara”, theksohet më tej.

Po ashtu, PD-ja bëri të ditur se do të japë kontributin maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror.

Ndërkaq LDK ka njoftuar se Partia e Drejtësisë dhe Balli Kombëtar do të jenë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit. Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin. Përderisa Balli Kombëtar me Alban Hotin”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Telegrafi/

You Might Also Like

Dy persona rrihen në Veternik, policia konfirmon rastin
LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku
​A do të përjashtohet Spiropali nga PS, ja si përgjigjet Erion Braçe
“Kurti në krah të Mickoskit”, ish-ambasadori: Kjo nuk e ndihmon faktorin shqiptar
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Franca konfirmon rast të ri me hantavirus te një grua e e vakuuar nga anija turistike
Lajme

Franca konfirmon rast të ri me hantavirus te një grua e e vakuuar nga anija turistike

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Para mbledhjes, anëtarët e kryesisë marrin mesazhe të shumta për rikthimin e Limajt në PDK
Hasanpapaj: Osmanin do ta bëjë populli presidente
I riu nga Mitrovica vritet me thikë në Suedi, pista kryesore konflikti mes familjeve -Arrestohen 3 të dyshuar
Kujtim Shala njofton se do të garojë për deputet, tregon edhe kandidatët e tjerë nga dega e Pejës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?