By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 17-vjeçari humbi jetën pasi u godit nga vetura në Qagllavicë, shoferi ndalohet për 48 orë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
17-vjeçari humbi jetën pasi u godit nga vetura në Qagllavicë, shoferi ndalohet për 48 orë
Lajme

17-vjeçari humbi jetën pasi u godit nga vetura në Qagllavicë, shoferi ndalohet për 48 orë

Momenti
Published: September 3, 2026

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të mërkurën pasdite në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në Qagllavicë, ku një këmbësor 17-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sinjali raporton se shoferi i përfshirë në aksident është Z. U., 31-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Gjermani, ndaj të cilit Prokuroria ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Your browser does not support the video tag.

Aksidenti ka ndodhur më 2 shtator, rreth orës 15:30, në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Qagllavicë, përballë Bau Market.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, U. po drejtonte një Volkswagen Polo, kur në rrethana që tashmë janë objekt i hetimeve është përfshirë në aksident me këmbësorin A.P., i lindur më 2009, shtetas i Britanisë së Madhe.

I mituri kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve për t’ia shpëtuar jetën, rreth dy orë pas aksidentit është konfirmuar se 17-vjeçari nuk u kishte mbijetuar lëndimeve.

Pas konfirmimit të vdekjes, për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Me urdhër të prokurores së rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi është ndaluar për 48 orë.

Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat dhe përgjegjësinë për aksidentin fatal.

The post 17-vjeçari humbi jetën pasi u godit nga vetura në Qagllavicë, shoferi ndalohet për 48 orë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E mërkura e kobshme në Kosovë, tre të vdekur nga aksidentet në trafik
Kurti s’tregon nëse do të ketë kandidat të ri për President, thotë se marrëveshja me LDK’në “s’është zhvlerësuar”
Situatë kritike nga zjarret në Mat dhe Bulqizë, flakët përfshinë disa stane gjatë natës
Banka qendrore holandeze zhvendos 86 tonë ar nga SHBA-ja dhe Kanadaja në Britani, duke përmendur “trazirat gjeopolitike”
MINTI publikon çmimoren e re për derivate – shtrenjtohet benzina

LEXO GJITHASHTU

Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin: Seanca konstituive së shpejti, për Presidentin duhet biseduar me AAK-në
Rexhepi zbulon çfarë u diskutua me Kurtin: Seanca konstituive së shpejti, për Presidentin duhet biseduar me AAK-në
TOP Momenti
Në një bodrum të një banese dhe në një shtëpi, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë – arrestohen dy persona në Ferizaj
Në një bodrum të një banese dhe në një shtëpi, konfiskohen rreth 5.5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë – arrestohen dy persona në Ferizaj
TOP Momenti
Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët
Dr. Metë Shatri njofton vazhdimin e bashkëpunimit me SBASHK-un, deri në 50% zbritje për anëtarët
TOP Momenti
Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura
Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura
TOP Momenti
Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore
Startup-et e Uzbekistanit mund t’ia japin ShBA-së një avantazh në Azinë Qendrore
TOP Momenti

You Might Also Like

Meteorologu Rugova: Viti 2027 mund të jetë edhe më i nxehtë
Lajme

Meteorologu Rugova: Viti 2027 mund të jetë edhe më i nxehtë

September 3, 2026
Rritje e theksuar e investimeve të huaja në Gjermani
Lajme

Rritje e theksuar e investimeve të huaja në Gjermani

September 3, 2026
Paratë e drogës pastroheshin në një agjenci pasurish të paluajtshme në Greqi, arrestohet shqiptari
Lajme

Paratë e drogës pastroheshin në një agjenci pasurish të paluajtshme në Greqi, arrestohet shqiptari

September 3, 2026
Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës
Lajme

Kapet irakiani që hyri ilegalisht në Kosovë përmes Liqenit të Vërmicës

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?