By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmi ndaj aeroportit të Leipzigut: Gjermania identifikon dy persona të lidhur me Rusinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmi ndaj aeroportit të Leipzigut: Gjermania identifikon dy persona të lidhur me Rusinë
Lajme

Sulmi ndaj aeroportit të Leipzigut: Gjermania identifikon dy persona të lidhur me Rusinë

Momenti
Published: September 3, 2026

Pas përpjekjes për një sulm me bombë ndaj aeroplanëve të ngarkesave në aeroportin e Leipzigut, hetuesit gjermanë kanë identifikuar dy burra me lidhje me Rusinë, të cilët dyshohen se kanë planifikuar operacionin.

Bëhet fjalë për një burrë të lindur në Rusi, me pasaportë letoneze, dhe një shtetas bjellorus me pasaportë ruse. Të dy ishin të njohur më herët për policinë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas mediave gjermane, dyshohet se ata qëndrojnë pas një sulmi me dron të ndodhur në fillim të gushtit. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e cilësoi operacionin si të planifikuar në mënyrë profesionale dhe të realizuar me “nivel të lartë ekspertize teknike dhe përpjekje të konsiderueshme organizative”.

Dobrindt tha se sulmi tregon një model tashmë të njohur të veprimtarisë hibride ruse në Evropë. Sipas qeverisë gjermane, Rusia mban përgjegjësi për sulmin e 4 gushtit, ndërsa hetimi vazhdon nën nivel të lartë konfidencialiteti.

Hetuesit besojnë se burri me origjinë ruse dhe pasaportë letoneze ka shërbyer si koordinator logjistik dhe instruktor i operacionit. Ai dyshohet se hyri në Gjermani në fund të korrikut përmes aeroportit të Berlinit dhe më pas udhëtoi me makinë me qira drejt Leipzigut. Dy ditë para sulmit të dështuar, ai u largua përsëri nga Gjermania përmes Berlinit.

Gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje çuan hetuesit te i dyshuari i dytë. Materiali gjenetik u gjet në një nga dronët, në pjesën e brendshme të një ene të mbushur me eksploziv dhe në një antenë të vendosur në një pemë pranë aeroportit për të forcuar sinjalin e dronëve që kontrolloheshin përmes telefonit.

Krahasimi me bazat evropiane të të dhënave zbuloi përputhje në Lituani dhe Finlandë, duke çuar autoritetet te një shtetas bjellorus, i cili më parë ishte regjistruar në disa vende për vepra të tjera penale. Ai kishte hyrë në Gjermani me një vizë turistike italiane, të lëshuar në fund të prillit nga ambasada italiane në Minsk.

Ekspertët e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) besojnë se në sulm mund të jenë përdorur më shumë dronë sesa mendohej fillimisht. Deri tani janë gjetur tre pajisje, të plota ose në pjesë. Megjithatë, hetuesit janë skeptikë nëse të dyshuarit do të përballen ndonjëherë me drejtësinë, pasi ata besohet se janë larguar nga Evropa.

Moska ka mohuar çdo përgjegjësi për incidentin. Ambasada ruse në Berlin e ka cilësuar atë si një “provokim të sajuar me nxitim” dhe ka shprehur shqetësimin për atë që e përshkroi si një valë të re të “histerisë antiruse” në Gjermani.

The post Sulmi ndaj aeroportit të Leipzigut: Gjermania identifikon dy persona të lidhur me Rusinë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zvicra ka taksitë më të shtrenjta në botë, Lucerni në krye të listës
Kreu tre vrasje në Mal të Zi, hetuesit gjurmojnë lidhjet e rusit me luftën e Rusisë në Ukrainë
Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
Atentat në Mirditë, vritet një 65-vjeçar
Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

LEXO GJITHASHTU

Ilir Deda: Problemi i gjashtë deputetëve të LDK-së është Bekim Sejdiu, e jo Kurti e LVV-ja
Ilir Deda: Problemi i gjashtë deputetëve të LDK-së është Bekim Sejdiu, e jo Kurti e LVV-ja
TOP Momenti
Theri me thikë një të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Theri me thikë një të mitur në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti
Andonovski: Nga tetori karta e identitetit dhe patenta e shoferit do të jenë në mënyrë elektronike
Andonovski: Nga tetori karta e identitetit dhe patenta e shoferit do të jenë në mënyrë elektronike
TOP Momenti
Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, arrestohet i dyshuari
Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti
Hoxha takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona
Hoxha takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona
Lajme

You Might Also Like

Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar
Lajme

Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar

September 3, 2026
Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Lajme

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit

September 3, 2026
Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit
Lajme

Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit

September 3, 2026
Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev
Lajme

Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?