Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe sot konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës dhe përfundimin e asaj që e konsideron krizë shtetërore të shkaktuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një njoftimi, PDK ka deklaruar se sot shënohet dita e 27-të e, siç e cilëson kjo parti, “përmbysjes së rendit kushtetues”.
“PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit dhe përfundimin e krizës shtetërore të shkaktuar nga Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e partisë.
The post PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore appeared first on Gazeta Express.

