By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A u konsultua Abdixhiku me deputetët e partisë për presidentin? – Flet anëtari i LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A u konsultua Abdixhiku me deputetët e partisë për presidentin? – Flet anëtari i LDK-së
Lajme

A u konsultua Abdixhiku me deputetët e partisë për presidentin? – Flet anëtari i LDK-së

Momenti
Published: September 3, 2026

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Hajra ka deklaruar se lideri i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku ka pasur aprovimin e organeve partiake për të negociuar lidhur me kandidatin për president të vendit.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, Hajra ka thënë se pavarësisht këtij aprovimi, paraprakisht do të duhej të kishte konsultime të brendshme, në mënyrë që të evitoheshin kundërshtimet në publik, lidhur me emrin e Bekim Sjediut dhe marrëveshjen e dakorduar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka thënë se fillimisht këto dy parti negociuan për një marrëveshjeje të bashkëqeverisjes, por që sipas tij, VV-ja e zhvlerësoi LDK-në me ofrimin e tri ministrive.

Pavarësisht kësaj, Hajra ka thënë se LDK-ja si parti institucionaliste u ofrua për të ndihmuar në gjetjen e një kandidati konsensual për president, për të evituar krizën politike në të cilën është future vendi.

“Pastaj, LDK-ja edhe përkundër kësaj, edhe përkundër këtij zhvlerësimi, nga ai instinkti kështu institucionalist që e ka si parti, për mos me e lënë vendin pa institucione, sikur u vetofrua që me ia dhënë edhe një mundësi zgjedhjes së presidentit në mënyrë që pastaj me pas qeveri stabile, po me sa shihet kandidati nuk e gëzon përkrahjen e të gjithë deputetëve të LDK-së. Mendoj që ka ndodhur një farë le të themi një farë kapërcimi në hapa, do duhej mbase me ndodhë ndryshe.”, ka thënë ai.

Hajra ka thënë se brenda partisë do të duhej të konsumohej debati lidhur me emrin e kandidatit për president.

Por, ai ka thënë se demokracia e brendshme dhe mënyra se si paraqitet në publik, po i kushton LDK-së.

“Mënyra se si po e paraqesin në publik këtë demokracinë e brendshme, përveç të tjerash po i bën shumë dëm edhe vetë LDK-së, po duke e dëmtuar LDK-në pastaj po dëmtohen edhe proceset shtetare në Kosovë, sepse duke mos qenë unike LDK-ja, duke mos qenë e forte, pastaj po kemi edhe këto probleme për me i konsoliduar institucionet tona.”, ka thënë ai.

The post A u konsultua Abdixhiku me deputetët e partisë për presidentin? – Flet anëtari i LDK-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar
Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit
Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev
Gjendet e vdekur një grua në Prizren

LEXO GJITHASHTU

Kanosi kryeministrin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – para se të arrestohej kanosi edhe policët
Kanosi kryeministrin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – para se të arrestohej kanosi edhe policët
TOP Momenti
Pse-të dhe sfidat e luftës hibride ruse
Pse-të dhe sfidat e luftës hibride ruse
TOP Momenti
Kovaçevski: Maqedonia nuk ka marrë deri më sot një propozim më të mirë se ai francez
Kovaçevski: Maqedonia nuk ka marrë deri më sot një propozim më të mirë se ai francez
TOP Momenti
Blakçori: Kosova duhet t’i identifikojë varësitë ekonomike ndaj Kinës
Blakçori: Kosova duhet t’i identifikojë varësitë ekonomike ndaj Kinës
TOP Momenti
Hoxhaj para Qeverisë: Këtu po mbahet peng Kosova, nuk do të ndalemi derisa vendi t’i kthehet qytetarëve
Hoxhaj para Qeverisë: Këtu po mbahet peng Kosova, nuk do të ndalemi derisa vendi t’i kthehet qytetarëve
Lajme

You Might Also Like

Valët e të nxehtit ndryshojnë debatin për shkurtimet në mbrojtjen e klimës në Zvicër
Lajme

Valët e të nxehtit ndryshojnë debatin për shkurtimet në mbrojtjen e klimës në Zvicër

September 3, 2026
Arrestohet një person, kanosi kryeministrin në detyrë
Lajme

Arrestohet një person, kanosi kryeministrin në detyrë

September 3, 2026
PDK e AAK kërkojnë zhbllokimin e institucioneve: Adresa e bllokadës është Albin Kurti
Lajme

PDK e AAK kërkojnë zhbllokimin e institucioneve: Adresa e bllokadës është Albin Kurti

September 3, 2026
Egzon Sahiti i jep lamtumirën shokut të ngushtë, Laurentit: Ma ke këput shpirtin
Lajme

Egzon Sahiti i jep lamtumirën shokut të ngushtë, Laurentit: Ma ke këput shpirtin

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?