Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë që do të marrë zyrtarisht detyrën, duke zëvendësuar italianin Silvio Gonzato, i cili ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Diplomatja portugeze vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Ajo shërbeu si Kryetare e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, pozicionin e Ambasadores së BE-së në Kep Verde.
Ardhja e saj përkon me një fazë të avancuar të ecurisë së Shqipërisë drejt BE-së, me mbylljen e kapitujve të parë të negociatave dhe për të realizuar objektivin e anëtarësimit të plotë brenda vitit 2030.
The post Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë appeared first on Gazeta Express.

