By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mickoski: Nuk ka rrugë të shkurtë për në BE, vendin tonë duhet ta meritojmë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mickoski: Nuk ka rrugë të shkurtë për në BE, vendin tonë duhet ta meritojmë
TOP Momenti

Mickoski: Nuk ka rrugë të shkurtë për në BE, vendin tonë duhet ta meritojmë

Momenti
Published: May 12, 2026

“Qeveria vlerëson se rruga e shkurtër drejt Bashkimit Evropian nuk ekziston, ose ekziston, por ajo është plot me sfida, të cilat shpesh janë poshtëruese, dhe për këtë arsye ne zgjedhim rrugën më të vështirë, me të cilën vendin në Union do ta fitojmë me cilësi dhe me realizim”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në samitin 2026 të organizuar nga “Maqedonia 2025”, i cili këtë vit mbahet me moton “Pas 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit”.

Kryeministri iu përgjigj pyetjes lidhur me procesin e integrimeve evropiane, respektivisht nëse për ne dominojnë kriteret politike në vend të atyre të Kopenhagës.

Your browser does not support the video tag.

“Në varësi të asaj se çfarë ideologjie politike keni, supozoj se çdo qeveri ka matricën e saj të afrimit dhe realizimit të këtij qëllimi, të këtij qëllimi strategjik. Qeveria që unë e udhëheq ka qasje tjetër në krahasim me qeverinë e mëparshme. Ne vlerësojmë se rrugë më të shkurtër nuk ka. Ose ka, por ajo rrugë më e shkurtër ka sfidat e saj. Shpesh ato sfida janë poshtëruese. Dhe prandaj themi: Nëse duhet të shkojmë në rrugën më të vështirë, do të shkojmë në rrugën më të vështirë, por atë vend do ta fitojmë me cilësi dhe me realizim, e jo duke nënshkruar letra të bardha. Sepse ato, në fund, për gjeneratat e ardhshme krijojnë probleme”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se tek qytetarët kjo “histori e papërfunduar” ose “ëndërr e parealizuar” më shumë krijon frustrim, sesa dëshpërim apo ndjenjë dorëzimi. Ai shtoi se në matjet publike shihet se mbështetja për integrimin në BE është përgjithësisht konstante dhe duhet të mbetet e tillë, sepse është qëllim strategjik.

“Dhe prandaj ne vendosëm të ndjekim këtë rrugë më të vështirë. Dhe ajo rrugë ka çmimin e saj. Sepse shpesh burokratët do t’ju thonë çfarë duhet të bëni. Për ta është “business as usual”, ndërsa për ju është gjithçka. Dinjiteti nuk ka çmim. Dhe prandaj them se nuk ka rrugë më të shkurtër. Do të përballeni me ofendime, kritika dhe shpesh gënjeshtra. Shpesh edhe sajime, por kjo është çmimi që duhet ta paguani dhe ta përballoni. Sepse duhet të besoni në atë që bëni. Unë personalisht besoj se kjo rrugë më e vështirë është më e drejta. Ndoshta është më e ngadalshme dhe plot sfida, por nuk ka rrugë tjetër. Dhe prandaj duhet të dëshmojmë se jemi më të mirët”, theksoi Mickoski.

Në lidhje me agjendën reformuese, kryeministri nënvizoi se nga 21 indikatorë, 16 janë përfunduar me sukses dhe për atë periudhë matjeje jemi më të mirët në grupin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se në qershor ka një matje të re dhe se po punohet intensivisht për ta përmbushur atë. Mickoski njoftoi gjithashtu një takim më të gjatë me video-lidhje me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, i cili, siç tha ai, i drejton këto aktivitete, dhe shprehu pritshmërinë se do t’i afrohemi të ashtuquajturit “front-runner”.

“Ka një shprehje që disa burokratë diplomatikisht e përdorin, Malin e Zi e quajnë “front-runner”. Më kujtohet se ne ishim “front-runner” para shtatë-tetë vitesh dhe ishte vetëm çështje të ndryshonim emër, mbiemër dhe gjithçka tjetër, dhe pothuajse ishim brenda. Por ja që edhe pas 25 vitesh jemi në të njëjtin vend, në të njëjtat vështirësi si para 25 viteve. Prandaj duhet të besojmë në veten tonë. Është e vështirë. Jemi pak. Është e vështirë që dikush t’ju vërejë nëse nuk keni cilësi dhe suksese të jashtëzakonshme. Nuk është e lehtë, por duhet të rezistoni në emër të gjeneratave të kaluara dhe të atyre që vijnë”, tha ai.

You Might Also Like

A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Lajme
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Lajme
Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin
Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin
Lajme
Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
Deliu: Është banale të ftohet seanca nesër, është farsë e VV-së
Lajme
Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59
Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59
Lajme

You Might Also Like

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit

August 7, 2026
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti

Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon

August 7, 2026
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti

Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale

August 7, 2026
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
TOP Momenti

Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?