By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët
Lajme

Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët

Momenti
Published: September 2, 2026

Ushqimet vazhdojnë të zënë një pjesë shumë më të madhe të strukturës së konsumit në Shqipëri sesa në Bashkimin Europian, duke reflektuar diferencat e mëdha në mënyrën se si shpërndahen shpenzimet.

Të dhënat më të fundit të Eurostat për peshat e mallrave dhe shërbimeve në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (HICP) tregojnë se në vitin 2026, ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë 34.5% të shportës së konsumit në Shqipëri, nga 34.6% një vit më parë.

Your browser does not support the video tag.

Kjo është më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Europian, prej 16.3%, dhe e rendit Shqipërinë të dytën mes vendeve europiane dhe vendeve të tjera të përfshira në të dhënat e Eurostat, pas Maqedonisë së Veriut.

Peshat e HICP-së nuk përfaqësojnë drejtpërdrejt buxhetin e një familjeje individuale, por pasqyrojnë strukturën e shpenzimeve monetare të konsumit që përdoret për llogaritjen e inflacionit. Për çdo vend, të gjitha kategoritë së bashku kanë një peshë prej 1,000, ose 100%.

Mbi gjysma e shportës në Shqipëri shkon për ushqime dhe restorante

Pas ushqimeve, kategoria me peshën më të madhe në Shqipëri është ajo e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit, me 14.5% të totalit. Edhe kjo peshë është më e lartë se mesatarja e BE-së prej 10.7%.

Të marra së bashku, ushqimet, pijet joalkoolike, restorantet dhe akomodimi përfaqësojnë rreth 49% të shportës së konsumit në Shqipëri.

Transporti zë 8.3%, ndërsa mobilimi, pajisjet dhe mirëmbajtja e banesës rreth 5.6%. Shëndetësia përfaqëson 5.3%, ndërsa pijet alkoolike, duhani dhe produktet e lidhura me to 5.2%.

Një peshë relativisht e lartë në krahasim me vendet e tjera ka edhe arsimi. Shërbimet arsimore zënë 4.6% të shportës shqiptare, kundrejt vetëm 1.2% në BE. Nga vendet me të dhëna të disponueshme në Eurostat për vitin 2026, Shqipëria ka peshën më të lartë të kësaj kategorie.

Në të kundërt, banesa, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse zënë vetëm 5.8% të shportës, kundrejt rreth 14.9% në BE. Shqipëria rezulton me peshën më të ulët të kësaj kategorie mes vendeve me të dhëna të disponueshme.

Edhe transporti ka një peshë relativisht të ulët, 8.3%, krahasuar me 14.7% në BE.

Sigurimet dhe shërbimet financiare zënë vetëm 0.7% të shportës shqiptare, ndërsa në BE pesha është rreth 3%.

Ballkani Perëndimor shpenzon shumë më tepër për ushqime

Pesha e lartë e ushqimeve nuk është karakteristikë vetëm e Shqipërisë. Në ekonomitë me të ardhura më të ulëta një pjesë shumë më e madhe e konsumit përqendrohet te nevojat bazë, veçanërisht ushqimet, duke lënë më pak hapësirë relative për kategori të tjera. Të dhënat tregojnë një ndarje të dukshme mes Ballkanit Perëndimor dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Europian.

Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet dhe pijet joalkoolike zënë 40.1% të shportës së konsumit, niveli më i lartë ndër vendet e përfshira në të dhënat e vitit 2026.

Pas saj renditet Shqipëria me 34.5% dhe Kosova me 32.8%. Në Malin e Zi, ushqimet përfaqësojnë 29.8% të shportës, ndërsa në Serbi 29.4%.

Pra, në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor për të cilat Eurostat ka të dhëna, ushqimet zënë mesatarisht rreth 33.3% të shportës, ose afërsisht dyfishin e peshës së tyre në BE.

Diferenca mbetet e dukshme edhe kur krahasimi zgjerohet me vendet e tjera të Ballkanit. Në Rumani, ushqimet zënë 27.4%, në Bullgari 22.3%, në Kroaci 21.8%, ndërsa në Greqi vetëm 18.9%.

Kosova ka peshën më të lartë të transportit në rajon

Brenda Ballkanit Perëndimor ka diferenca të konsiderueshme edhe në kategoritë e tjera.

Në Kosovë, transporti zë 18.8% të shportës, më shumë se dyfishi i Shqipërisë dhe mbi mesataren e BE-së prej 14.7%. Në Serbi pesha e transportit është 12.9%, në Malin e Zi 11.5% dhe në Maqedoninë e Veriut 10.4%.

Shqipëria dhe Mali i Zi dallohen ndërkohë për peshën relativisht të lartë të restoranteve dhe akomodimit. Në Shqipëri kjo kategori zë 14.5% dhe në Malin e Zi 14.2%, krahasuar me 8.7% në Maqedoninë e Veriut, 4.3% në Kosovë dhe vetëm 3.9% në Serbi.

Për Shqipërinë, pesha e restoranteve dhe akomodimit është ulur lehtë nga 14.9% në 2025 në 14.5% në 2026. Ndërkohë, pesha e transportit është rritur nga 8% në 8.3%, ajo e mobilimit dhe mirëmbajtjes së banesës nga 5.3% në 5.6%, ndërsa rekreacioni, sporti dhe kultura nga 6.2% në 6.4%.

Pesha e ushqimeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, duke zbritur vetëm nga 34.6% në 34.5%.

Në BE, ushqimet, banesa dhe transporti marrin 46% të konsumit

Në Bashkimin Europian struktura e shpenzimeve është dukshëm më e shpërndarë.

Sipas Eurostat, në janar 2026, pothuajse 46% e totalit të shpenzimeve të konsumit të familjeve në BE përqendrohej në tri kategori: ushqime dhe pije joalkoolike; banesa, ujë dhe energji; dhe transport.

Secila prej këtyre kategorive është karakterizuar të paktën në një nga vitet e fundit nga rritje të ndjeshme të çmimeve, çka shpjegon edhe rëndësinë e tyre në zhvillimet e përgjithshme të inflacionit.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike zënë 16.3% të shportës europiane, banesa, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse 14.9%, ndërsa transporti 14.7%.

Në krahasim me janarin 2025, në BE u rrit pesha e rekreacionit, sportit dhe kulturës, e restoranteve dhe akomodimit, si dhe e arsimit. Në të kundërt, rëniet më të mëdha u shënuan te pesha e transportit dhe te informacioni e komunikimi.

The post Kosovarët shpenzojnë shumë më tepër për ushqime se europianët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Versionet e reja të dronëve rusë që po i shkaktojnë telashe Ukrainës
Nuk e duronte mishin në vitrinë: vegjetariani sulmon mishtoren e shqiptarit në Lozanë
Limaj: Në Kosovë me legjitimitet janë vetëm kryetarët dhe asambletë komunale, postet e tjera pa legjitimitet
Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj
Përfaqësues të parlamenteve studentore protestojnë para Zyrës së BE’së: S’lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

Nga 50 deri në 300 euro për operacione, aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri dhe nëntë personave të tjerë
Nga 50 deri në 300 euro për operacione, aktakuzë ndaj dy mjekëve në Vushtrri dhe nëntë personave të tjerë
TOP Momenti
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë qe 45 ditë pa paga, Azemi: S’dalim nga greva pa u paguar të gjitha borxhet
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë qe 45 ditë pa paga, Azemi: S’dalim nga greva pa u paguar të gjitha borxhet
TOP Momenti
Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së
Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së
TOP Momenti
Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes
Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes
TOP Momenti
Rriten për mbi 80% raportimet për të shtëna me armë gjatë ahengjeve
Rriten për mbi 80% raportimet për të shtëna me armë gjatë ahengjeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Donte të ndërtonte pa leje në zonën e plazhit në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari
Lajme

Donte të ndërtonte pa leje në zonën e plazhit në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari

September 2, 2026
Çka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?
Lajme

Çka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

September 2, 2026
Aleksandër Lumezi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisonit për Vlerësim të Perfomancës
Lajme

Aleksandër Lumezi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisonit për Vlerësim të Perfomancës

September 2, 2026
Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë
Lajme

Sofia Moreira de Sousa, ambasadorja e re e BE-së në Tiranë

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?