By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani kërcënon me pasurim të uraniumit në nivel armësh ndërsa bisedimet për paqe dështojnë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani kërcënon me pasurim të uraniumit në nivel armësh ndërsa bisedimet për paqe dështojnë
TOP Momenti

Irani kërcënon me pasurim të uraniumit në nivel armësh ndërsa bisedimet për paqe dështojnë

Momenti
Published: May 12, 2026

Irani kërcënoi të martën se mund ta pasurojë uraniumin deri në nivelin 90%, të përshtatshëm për armë bërthamore, nëse SHBA-ja rifillon sulmet ushtarake, ndërsa bisedimet për paqe po përballen me tensione të reja.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se armëpushimi kishte vetëm “një për qind mundësi” për të mbijetuar, pasi hodhi poshtë propozimin më të fundit të Teheranit, duke e cilësuar si “plotësisht të papranueshëm”.

Paralajmërimi u bë nga Ebrahim Rezaei, deputet iranian dhe zëdhënës i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme në parlamentin iranian, i cili në platformën X tha se opsioni për pasurimin e uraniumit në nivel armësh do të diskutohet në parlament.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i dha një ultimatum Uashingtonit, duke thënë se SHBA-ja “nuk ka alternativë tjetër” përveç pranimit të të drejtave të Iranit të përcaktuara në propozimin e tij prej 14 pikash, përndryshe bisedimet do të dështojnë.

Trump më pas deklaroi se armëpushimi ndodhet në “mbështetje masive për jetën”, pasi ministria e Jashtme iraniane i quajti kërkesat amerikane “të paarsyeshme”. Mediat amerikane raportuan se Trump zhvilloi të hënën një takim me ekipin e sigurisë kombëtare për të diskutuar mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit.

Në të njëjtën kohë, mediat izraelite raportuan se disa qytetarë izraelitë kishin marrë mesazhe kërcënuese që pretendohej se ishin dërguar nga Irani, ku paralajmëroheshin se do ta “shihnin diellin në qiell gjatë natës”, një frazë që interpretohet si referencë ndaj sulmeve të mundshme me raketa ose dronë iranianë.

Çështja kryesore mbetet pasurimi i uraniumit, një pikë kyçe në përplasjen mes Iranit dhe fuqive perëndimore lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

The post Irani kërcënon me pasurim të uraniumit në nivel armësh ndërsa bisedimet për paqe dështojnë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
Bedri Hamza me familje i bashkohet protestës në Prishtinë
Mucunski: Qeveria është e fokusuar në integrimin gradual paralelisht me reformat për anëtarësim të barabartë në BE
Çlirim Haziri-deputetëve: Kërkesa jonë e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE-së

LEXO GJITHASHTU

Zvicra vë në qarkullim robotaksinë e parë autonome
Zvicra vë në qarkullim robotaksinë e parë autonome
Lajme
Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
Lajme
Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Protesta e 13 kundër aktgjykimit të Hagës, Haziri: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Lajme
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab
Ish-eprori i UÇK-së rrëfen për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab
Lajme
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Trump sinjalizon gatishmëri për rikthimin e negociatave me Iranin, ofron lehtësim të sanksioneve
Lajme

You Might Also Like

“Kurti po ua luan lojën LDK-së dhe PDK-së” – Gjini: Aleanca nuk lëviz nga kursi i saj
TOP Momenti

“Kurti po ua luan lojën LDK-së dhe PDK-së” – Gjini: Aleanca nuk lëviz nga kursi i saj

September 28, 2026
Mickoski: LSDM është kundër gjithçkaje dhe është vetëm për ekonominë e marijuanës në Maqedoni
TOP Momenti

Mickoski: LSDM është kundër gjithçkaje dhe është vetëm për ekonominë e marijuanës në Maqedoni

September 28, 2026
Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
TOP Momenti

Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër

September 28, 2026
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
TOP Momenti

Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

September 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?