By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit
Lajme

Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit

Momenti
Published: September 2, 2026

Ndonëse si të plota i kanë numrat në Kuvend, marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e garanton zgjedhjen e Bekim Sejdiut president. I propozuari nga dy partitë, nuk e ka mbështetjen e gjashtë deputetëve të LDK-së. 

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala kanë dalë kundër marrëveshjes, e cila madje u mbështet edhe nga Kryesia e partisë.

Your browser does not support the video tag.

Në konferencën për media të martën, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, kryetari i subjektit të tretë më të madh në vend, Lumir Abdixhiku, i fajësoi këta deputetë se po e çojnë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja.

“Kjo nuk ishte betejë me mua, beteja me mua përfundoi në Kuvendin e LDK-së. Ishte betejë për Republikën e Kosovës. Profesor doktor Bekim Sejdiu është kandidat i shkëlqyeshëm i propozuar nga LDK-ja dhe siguronte balancë institucionale e do të ndalonte çdo tendencë të shkeljes së Kushtetutës dhe do ta mbronte Kushtetutën edhe përballë pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje…Konsideroj se fatkeqësisht pozicioni kundër vendimit të Kryesisë e kundër LDK-së është i dëmshëm për Republikën e patjetër për LDK-në. E çdo palë zgjedhje të ardhme, për shkak të këtyre refuzimeve, do të jenë me pasoje edhe për rezultatet e ardhshme zgjedhore”, ka thënë Abdixhiku. 

Abdixhiku e ka lënë të hapur ndërmarrjen e masave ndaj këtyre deputetëve. 

Këta deputetë kundërshtues kanë thënë se janë kundër zgjatjes së pushtetit kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. 

Me këto kundërshtime, LDK-së i mbeten 12 vota në dispozicion për zgjedhjen e presidentit. Abdixhiku ka thënë se me vetë i 12-ti do të jetë në seancën për presidentin.

Në anën tjetër, Vetëvendosja i ka 53 deputetë. Për konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë, kjo parti ka thënë se i ka në dispozicion 62 vota bashkë me deputetë të komuniteteve. Me të gjithë deputetët e LDK-së, numri do të mbërrinte në 80, aq sa është i domosdoshëm për dy rundet e para të votimit për president.

Pavarësisht se nuk mbërrihet ky numër për shkak të kundërshtimeve brenda LDK-së, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me LDK-në për propozimin e Bekim Sejdiut për president qëndron. Kurti ka thënë se i duhet të takohet sërish me kryetarin e LDK-së. Sipas tij, në Grupin Parlamentar të VV-së mbështetja për Sejdiun është e plotë.

“Natyrisht kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i Kryesisë së LDK-së për mbështetje të plotë për profesor Bekim Sejdiun si emër për president që u pajtuam dy subjektet. Por, më pas patëm njoftimin negativ që gjashtë deputetë nga 18 sa i ka LDK-ja nuk e mbështesin profesor Bekim Sejdiun për president të Republikës së Kosovës. Është situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përsëri me kreytarin e LDK-së por edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes”, ka thënë Kurti të martën.

Dy partitë tjera parlamentare, Partia Demokratike me 22 deputetë dhe Aleanca me 7 janë shprehur kundër votimit për Sejdiun, si kandidat të përbashkët nga marrëveshja e arritur të hënën mes VV-së dhe LDK-së. 

Nga shkurti 2015, Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje. Pas konstituimit të Kuvendit, rrjedh afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit.

Kuvendi nuk është konstituuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit, me kërkesë të Kurtit për të negociuar për çështjen e presidentit. /Koha

The post Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Abdixhiku thotë se “s’ka më diskutime” për emër tjetër për President, Kurti kërkon ritakim për rrugën përpara – të dy i përmendin zgjedhjet
Apple i bashkohet Google në riemërtimin e Liqenit Ontario në ‘Liqeni Amerika’
Ulutas: Tranzicioni gradual i KFOR-it nga prania në Urën e Ibrit bazohet në kushte të caktuara
Nga një vit në 4 mijë: Cila krijesë jeton më gjatë se çdo kafshë tjetër?
Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, policia shpëton katër turistët gjermanë

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
LSDM: Maqedonia humb nxënësit, të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
TOP Momenti
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
TOP Momenti
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
TOP Momenti
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
TOP Momenti
BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
Lajme

You Might Also Like

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
Lajme

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator

September 2, 2026
Shihni çfarë u gjet në çantën e rusit i cili kreu  vrasjen e trefishtë në Mal të Zi
Lajme

Shihni çfarë u gjet në çantën e rusit i cili kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi

September 2, 2026

Kaluan ilegalisht kufirin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

September 2, 2026
Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Lajme

Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?