Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar mësuesit, arsimtarët, profesorët, nxënësit e prindërit, duke ju uruar suksese.
Deklarata e Lladrovcit në fb:
Mësues, arsimtarë e profesorë,
Nxënës e prindër,
Urime fillimi i Vitit të ri shkollor!
Qoftë vit i sukseseve, arritjeve dhe përkushtimit të përbashkët për mësimdhënie e mësimnxënie shembullore.
Vizita te nxënësit e klasës së parë në Sh.F.M.U. “Gani Sylaj”, në ditën e parë të shkollës si ditë e paharrueshme, i përgëzova fatosat, mësuesit dhe drejtorin Demaku për Vitin e ri shkollor.
Nxënës, mësues, arsimtarë, profesorë e prindër, vit të mbarë shkollor e me plot suksese!
The post Lladrovci: Urime fillimi i Vitit të ri shkollor! appeared first on Gazeta Express.
