Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, e ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vucic, pasi Serbia blen teknologji të Kinës për ndërtimin e robotëve.
Wilson e ka quajtur Vucicin një “marionetë të Kinës Komuniste” dhe sipas tij, teknologjia kineze duhet të refuzohet.
“Partia Komuniste Kineze po ndërton robotë përmes kukullës së tyre serbe, Vuçiçit. Ky është vendi i perëndimit të Partisë Komuniste Kineze në Evropë dhe bie ndesh me interesat amerikane. Teknologjia komuniste kineze duhet të hidhet poshtë!”, ka shkruar ai.

The Chinese Communist party is building robots through their Serbian puppet Vucic. This is the CCP beachhead in Europe and runs counter to American interests. Chinese communist technology must be rejected! pic.twitter.com/5zfOOgwhor
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 1, 2026
The post Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve appeared first on Gazeta Express.

