By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdiq në Londër gazetari, historian e publicisti i njohur shqiptar, Daut Dauti
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdiq në Londër gazetari, historian e publicisti i njohur shqiptar, Daut Dauti
Lajme

Vdiq në Londër gazetari, historian e publicisti i njohur shqiptar, Daut Dauti

Momenti
Published: September 1, 2026

Ka ndërruar jetë në Londër, në orët e hershme të mëngjesit historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti.

Dauti ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet.

Your browser does not support the video tag.

I lindur në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, Daut Dauti la pas një veprimtari të gjerë në gazetari, historiografi dhe studime që lidhen me Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ai i kreu studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Karrierën në gazetari e nisi në gazetën studentore “Bota e Re”, për të vazhduar më pas në revistën “Zëri”. Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj në Londër, ndërsa gjatë viteve 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR).

Në vitet 2000–2002, Dauti shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe ishte anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai ka punuar edhe si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosumi, ndërsa në Londër ishte i angazhuar edhe me organizata ndërkombëtare.

Shkruan Ismet Azizi:

Sot, më 1 shtator 2026, në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë në Londër historiani, gazetari, studiuesi dhe publicisti i njohur shqiptar, Dr. Daut Dauti, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur për rreth dy vjet.

Pavarësisht trajtimit të vazhdueshëm dhe kujdesit mjekësor në një nga institucionet më të njohura shëndetësore në Londër, sëmundja ishte e pamëshirshme.

Me largimin e tij, familja humbi bashkëshortin, babanë dhe gjyshin e dashur; miqtë humbën një njeri besnik e fisnik, ndërsa kultura, gazetaria dhe historiografia shqiptare humbën një studiues me kontribut të veçantë.

Dr. Daut Dauti u lind në vitin 1960 në Kokaj të Gjilanit, vendlindje me të cilën mbeti i lidhur shpirtërisht gjatë gjithë jetës. Edhe pse një pjesë të madhe të jetës dhe veprimtarisë së tij profesionale e kaloi në Prishtinë dhe Londër, Kokaj mbeti vendi që e donte veçanërisht, vendi i kujtimeve, i familjes dhe i rrënjëve të tij.
Domethënës është fakti se pikërisht këtë vit ai botoi edhe një libër me tregime e kujtime që lidhen me vendlindjen e tij, sikur të dëshironte t’i linte asaj edhe një dëshmi të fundit të dashurisë dhe lidhjes së tij të pandashme me Kokajn.

Shkollën fillore Daut Dauti e kreu në Prishtinë, ndërsa gjimnazin në Gjilan. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare i vazhdoi në Thames Valley University në Londër, në fushën e Bashkimit Evropian.

Ai i përkiste brezit të intelektualëve shqiptarë që gazetarinë nuk e kuptuan vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi publike.

Shkrimet e para i botoi në gazetën studentore “Bota e Re”, për të vazhduar më pas në revistën “Zëri”. Nga viti 1994 deri më 1999 ishte korrespondent i saj nga Londra, në një periudhë vendimtare për Kosovën.

Në vitet 1999–2001 punoi si redaktor në Institute for War and Peace Reporting (IWPR) në Londër dhe ishte ndër njerëzit që kontribuuan në themelimin e zyrës së këtij instituti në Prishtinë.

Nga viti 2000 deri në fillim të vitit 2002 shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, ndërsa në të njëjtën periudhë ishte edhe anëtar i pavarur i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Veprimtaria e tij profesionale e çoi edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2002 qëndroi në Kettering Foundation në Dayton, ku zhvilloi hulumtime mbi median dhe demokracinë, duke vazhduar më pas bashkëpunimin si International Fellow dhe duke botuar studime në fushën e gazetarisë, politikës dhe shkencave juridike.

Në vitin 2005 punoi si këshilltar për media dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Bajram Kosumi.

Në Londër ishte i angazhuar edhe pranë International Organization for Migration (IOM) dhe bashkëpunoi me organizata e institucione ndërkombëtare si këshilltar për informim dhe çështjet e Ballkanit.

Por një nga kontributet e tij më të rëndësishme mbetet puna në historiografi.

Në University of Leeds, në Shkollën e Historisë, Dr. Daut Dauti zhvilloi hulumtime shumëvjeçare mbi politikën britanike dhe çështjen shqiptare, duke mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën:
“The British Foreign Policy and the Albanian Question 1876–1914” – “Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1876–1914”.
Puna e tij mbi dokumentacionin diplomatik britanik solli në historiografinë shqiptare burime dhe këndvështrime të rëndësishme për periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, diplomacinë e Fuqive të Mëdha dhe zhvillimin e çështjes shqiptare në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Ai ishte autor i një vargu librash dhe studimesh, ndër të cilat:

“
Reflektime Shqiptaro-Britanike”,

“Lufta për Trepçën”,

“Unioni Evropian – Nga Ideja në Realitet”,

“Building an Independent Media in Kosova – Ngritja e mediave të pavarura në Kosovë”,

“Assemblies and Ancient Deliberation According to the Code of Lekë Dukagjini”, dhe veprës së rëndësishme “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike, 1877–1880”.

Përveç librave, la pas një numër të madh artikujsh, analizash dhe punimesh shkencore të botuara në Kosovë, Britani të Madhe dhe vende të tjera. Në paraqitjet e tij publike ishte analist i mprehtë, kritik kur e kërkonte e vërteta dhe i palëkundur në bindjen se interesat e Kosovës dhe çështja shqiptare duhej të mbroheshin me dije, argument dhe dokument.

Për ata që patën fatin ta njihnin nga afër, Daut Dauti ishte shumë më tepër se historian, gazetar e studiues. Ishte mik, bashkëpunëtor, bashkëbisedues i jashtëzakonshëm dhe njeri i cili dijen e ndante pa kursim.

Pas vetes la bashkëshorten, vajzën, dy djemtë, një nip dhe një mbesë, familjen e gjerë, miqtë, kolegët dhe një trashëgimi të çmuar intelektuale.

Sipas dëshirës dhe lidhjes së tij të përhershme me vendlindjen, Dr. Daut Dauti do të varroset në Kokaj, në tokën që e deshi aq shumë dhe së cilës iu kthye vazhdimisht në shkrimet, kujtimet dhe tregimet e tij.

Dauti po kthehet për herë të fundit në Kokajn e tij. Por librat, studimet, shkrimet dhe kujtimi për të do të mbeten.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Daut Dautin.

Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

The post Vdiq në Londër gazetari, historian e publicisti i njohur shqiptar, Daut Dauti appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulmet ruse, Zelensky kritika aleatëve: Në dy javët e fundit, ata që na mbështesin kanë qenë me pushime! S’mund të ketë diplomaci me orar
Aksidenti i një shtetaseje bullgare mund të bllokojë integrimin e Shkupit në BE
Sibel Halimi: Kryesia ishte unanime për emrin Bekim Sejdiut, LDK po e dëshmon se interesi i Kosovës është mbi të gjitha
Lladrovci: Urime fillimi i Vitit të ri shkollor!
Kurti deklarohet për herë të parë për Bekim Sejdiun: Shpresojmë që gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, po punojmë mbarë

LEXO GJITHASHTU

Vdes 29-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
Vdes 29-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
TOP Momenti
Angellov: Zjarri në komunën e Bogovinës është dramatik
Angellov: Zjarri në komunën e Bogovinës është dramatik
TOP Momenti
Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte
Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave – shqiptohen gjoba dhe sekuestrohen produkte
TOP Momenti
VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet
VLEN: BDI po krijon panik, bulevardi “Hasan Prishtina” do të realizohet
TOP Momenti
Situatë kritike me zjarrin në Ulëz të Matit – flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i disa familjeve
Situatë kritike me zjarrin në Ulëz të Matit – flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i disa familjeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve
Lajme

Politikani amerikan e quan Vuçiqin “kukull” të kinezëve

September 1, 2026
I riu që vdiq në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok, Lushtaku: Humbja e tij është dhimbje e madhe
Lajme

I riu që vdiq në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok, Lushtaku: Humbja e tij është dhimbje e madhe

September 1, 2026
LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues
Lajme

LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues

September 1, 2026
Omani: Sejdiu do t’i vazhdonte punë në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës, flas për Presidencën jo për institucionet tjera
Lajme

Omani: Sejdiu do t’i vazhdonte punë në mbrojtje të demokracisë e Kushtetutës, flas për Presidencën jo për institucionet tjera

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?