Platforma “Liria Ka Emër” ka publikuar klipin promovues për marshin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.
Marshi është paralajmëruar të nisë në orën 14:00.
“Kemi pritur gjatë për lirinë. Kemi sakrifikuar shumë për të. Kemi humbur më të dashurit tanë, kemi kaluar luftë, dhembje e plagë, por nuk jemi dorëzuar kurrë. UÇK-ja ishte zëri i një populli që kërkonte të jetonte i lirë. Sot, përsëri, Kosova po pret. Pret kthimin e luftëtarëve të saj. Pret drejtësinë. Pret që një kapitull i gjatë i sakrificës të përfundojë me liri. Më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, marshojmë bashkë. Sepse çdo pritje ka një fund. Dhe ne presim që fundi i kësaj pritjeje të jetë LIRIA.”
The post “Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit appeared first on Gazeta Express.

