Kryeministri Rama ka pritur në takim boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysa, pas mbrojtjes me sukses të titullit WBO në përballjen me boksierin norvegjez Thomas Narmo.
Gjatë takimit, Kryeministri Rama u interesua për ndeshjen dhe rrugëtimin e Hysës në ring, ndërsa kampioni shqiptar tregoi për sfidën e zhvilluar pas 11 muajsh pa ndeshje, duke veçuar nivelin e lartë të kundërshtarit, i cili konsiderohej favorit për fitimin e titullit.
Gjatë bisedës, Kryeministri Rama e përgëzoi kampionin Hysa për suksesin dhe mbrojtjen e titullit, duke vlerësuar rezultatet e tij në arenën ndërkombëtare. Ndërsa boksieri theksoi se aktualisht është i vetmi boksier shqiptar i renditur në katër federatat kryesore ndërkombëtare të boksit.
‘’Këtë hundën time ma keni thy ju demokratët, këtij ia kanë thyer boksierët’’, ka thënë Rama.
The post ‘‘Hundën ma keni thy ju demokratët, këtij ia kanë thyer boksierët’’, Rama pret në takim kampionin e boksit Nelson Hysa appeared first on Gazeta Express.

