By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
TOP Momenti

Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh

Momenti
Published: September 1, 2026

Fillon rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, investim me vlerë 92.7 milionë denarë pa TVSH, që do të përmirësojë kushtet për pacientët dhe stafin mjekësor dhe do të rrisë dukshëm efikasitetin energjetik të objekteve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“U nënshkrua Marrëveshja e grantit midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e nënprojektit “Rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit – Shkup, me masat e efikasitetit energjetik”, i cili do të realizohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave, me mjete granti të siguruara nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, si dhe me grant investimi nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Këto aktivitete janë pjesë e Komponentit 1b të projektit, i cili përfshin rindërtimin me masat e efikasitetit energjetik të objekteve të pushtetit qendror dhe institucioneve publike shëndetësore.

Your browser does not support the video tag.

Rindërtimi do të përfshijë tetë ndërtesa të ndërlidhura, me sipërfaqe të përgjithshme ngrohjeje prej 7.247 metrash katrorë.
Me këtë investim, Klinika do të ketë zgjidhje moderne të efikasitetit energjetik, kushte pune më të mira dhe më funksionale për stafin mjekësor dhe kushte më cilësore për qëndrimin, trajtimin dhe mjekimin e pacientëve.

Aktivitetet e parashikuara të ndërtimit përfshijnë instalimin e izolimit termik në fasada dhe strukturat e çatisë, zëvendësimin e zdrukthëtarisë ekzistuese me zdrukthëtari të re me efikasitet energjetik, sanimin e pjesëve të ndërtesave dhe ambienteve sanitare, si dhe zëvendësimin e ndriçimit ekzistues me sisteme moderne LED me efikasitet energjetik.

Si pjesë e rindërtimit, do të modernizohen gjithashtu sistemet e ngrohjes dhe ftohjes duke instaluar pompa nxehtësie me efikasitet të lartë dhe konvektorë ventilatorë. Me këtë do të zëvendësohet sistemi aktual i ngrohjes me mazut, gjë që do të kontribuojë në uljen e konsumit të energjisë, uljen e kostove për funksionimin e institucionit dhe uljen e ndikimit negativ në mjedisin jetësor.

Me realizimin e projektit pritet të përmirësohen dukshëm karakteristikat energjetike të Klinikës në fjalë, si dhe të krijohet mjedis shëndetësor më modern, më funksional dhe me cilësi më të lartë për pacientët dhe stafin mjekësor.

Rindërtimi i ISHP-së Klinika Universitare e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit – Shkup, paraqet një tjetër investim të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës së mbrojtjes shëndetësore publike dhe është pjesë e aktiviteteve më të gjera për ta përmirësuar efikasitetin energjetik të objekteve publike, shfrytëzimin më efikas të mjeteve publike dhe sigurimin e shërbimeve publike me cilësi më të lartë për qytetarët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

You Might Also Like

Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira
Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët
AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë
Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona
Hamza: Nuk e votojmë Bekim Sejdiun për president, s’jemi pjesë e marrëveshjes

LEXO GJITHASHTU

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
Lajme
Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike
Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike
Lajme
Migracioni: Balancimi i vështirë i Gjermanisë në Magreb
Migracioni: Balancimi i vështirë i Gjermanisë në Magreb
Lajme
Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Lajme
Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira
Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira
Lajme

You Might Also Like

Riatdhesimi i dy grave dhe tre fëmijëve nga Siria, Ambasada e SHBA përgëzon Shqipërinë: Fitore për sigurinë globale
TOP Momenti

Riatdhesimi i dy grave dhe tre fëmijëve nga Siria, Ambasada e SHBA përgëzon Shqipërinë: Fitore për sigurinë globale

September 1, 2026
ESHA: Byroja e Metrologjisë i përdori në mënyrë joefikase pajisjet për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës pavarësisht investimeve të konsiderueshme
TOP Momenti

ESHA: Byroja e Metrologjisë i përdori në mënyrë joefikase pajisjet për kontrollin e cilësisë së derivateve të naftës pavarësisht investimeve të konsiderueshme

September 1, 2026
PDK e Aleanca kërkojnë funksionalizimin e Kuvendit, marrëveshja duhej ta thërriste seancën
TOP Momenti

PDK e Aleanca kërkojnë funksionalizimin e Kuvendit, marrëveshja duhej ta thërriste seancën

September 1, 2026
​Telashe me përkthimin, rasti i Endrit Nikës shtyhet për 25 shtator
TOP Momenti

​Telashe me përkthimin, rasti i Endrit Nikës shtyhet për 25 shtator

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?