By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Lajme

Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë

Momenti
Published: September 1, 2026

Pas dy muajsh hetime të thelluara dhe përdorimit të metodave proaktive, Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Befasia 2”, duke goditur një rast të dyshuar të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit dhe banesës së njërit prej tyre janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike dhe automjeti.

Your browser does not support the video tag.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Finalizohet pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Befasia 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen fara dhe sasi lënde të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetasit që e posedoin me qëllim shitjen.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Befasia 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan shtetasit H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Bilisht dhe Sh. D., 27 vjeç, banues në fshatin Eçemenik.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar në rrugën e fshatin Eçemenik, automjetin me drejtues shtetasin H. C. dhe pasagjer shtetasin Sh. D. Gjatë kontrollit u gjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën kanë tentuar ta hedhin nga automjeti i tyre, në momentin që janë afruar punonjësit e Policisë.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. C., u gjet një qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Sasi e lëndës narkotike, farat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

The post Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Agim Aliu në protestë: Mjaft më me qasjen selektive e diskriminuese për komunat, qytetarët kanë nevojë për projekte
Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash
Hoxhaj: Prej ’99 s’ka pasur gjendje më të rëndë politike në Kosovë, themelet e shtetit janë të rrënuara
KOMF me aksion simbolik në Prishtinë: Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?
LVV-ja bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash

LEXO GJITHASHTU

Aliu kërkon kompensimin e komunave: Mjaft më me qasje selektive e diskriminuese
Aliu kërkon kompensimin e komunave: Mjaft më me qasje selektive e diskriminuese
TOP Momenti
Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
TOP Momenti
Përparim Rama: Qeveria Kurti po i dënon qytetarët e komunave që s’e votuan VV-në, s’na duhet komunizmi
Përparim Rama: Qeveria Kurti po i dënon qytetarët e komunave që s’e votuan VV-në, s’na duhet komunizmi
Lajme
Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë
Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë
Lajme
Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë
Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë
TOP Momenti

You Might Also Like

Zyrtari ukrainas për sanksionet në Uashington teksa ligji për Rusinë përballet me pengesa
Lajme

Zyrtari ukrainas për sanksionet në Uashington teksa ligji për Rusinë përballet me pengesa

September 1, 2026
Shifra alarmante: Kokaina kalon naftën, droga bëhet “eksporti” më i madh i Kolumbisë
Lajme

Shifra alarmante: Kokaina kalon naftën, droga bëhet “eksporti” më i madh i Kolumbisë

September 1, 2026
“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit
Lajme

“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit

September 1, 2026
Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton
Lajme

Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?