By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat
TOP Momenti

“Ftesa e Përparim Ramës ishte politike”, Halil Thaçi thotë se Obiliqi e ka bërë zgjidhjen për mbeturinat

Momenti
Published: September 1, 2026




Foto: Laura Hasani





Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, refuzoi javën e kaluar të marrë pjesë në takimin e komunave, për ndërmarrjen regjionale “Pastrimi”.

Your browser does not support the video tag.


Sikurse Thaçi, vepruan edhe dy kryetarët e tjerë që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i Podujevës, dhe Valon Prebreza i Fushë Kosovës.


Për përgjigjen negative ndaj ftesës së të parit të kryeqytetit, Përparim Rama, Thaçi ka një përgjigje.


“Çështja e këtij takimi ka qenë më shumë çështje politike sesa çështje praktike, apo çështje që duhet t’i jepet kahje kësaj problematike. Ne, si Komunë e Obiliqit, kemi rreth 3 për qind të KRM “Pastrimi”-t, prandaj absolutisht, në asnjë formë, nuk i ikim përgjegjësisë që e kemi me KRM “Pastrimi”-n, mirëpo KRM “Pastrimi” i ka borxh Komunës së Obiliqit”, deklaroi Thaqi.


Thaçi thotë se që prej janarit të këtij viti, kërkoi të gjindej një zgjidhje për “Pastrimin”, mirëpo pretendon se askush nuk e dëgjoi.


“Kam has në vesh të shurdhër…”


Madje, për gjendjen aktuale të “Pastrimit”, ai thotë se i di edhe fajtorët.


“Dështimet që i ka KRM “Pastrimi” u faturohen dy individëve, Përparim Ramës dhe Imri Ahmetit, askujt tjetër. Ata janë kryetarë kaherë, por dështimi i KRM “Pastrimi”-t nuk më drejtohet mua, se kemi vetëm 3 për qind, njëjtë siç e ka edhe Komuna e Fushë Kosovës” , theksoi Thaçi.


Për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Obiliqit, Thaçi tregon se e kanë angazhuar ndërmarrjen lokale të qytetit.


Javën e kaluar, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ftoi në takim të gjithë kryetarët e komunave të cilat marrin shërbime nga kompania “Pastrimi”.


Mirëpo, pozitivisht ftesës iu përgjigjën vetëm Drenasi dhe Lipjani.


Për kompaninë “Pastrimi”, Rama tha se duhet të gjindet një zgjidhje nga të gjitha komunat që marrin shërbime, pasi përgjegjësia nuk mund të bie vetëm mbi kryeqytetin.


Me Ramën u pajtuan dy kryetarët, Ramiz Lladrovci e Imri Ahmeti, të cilët kërkuan nga tre kryetarët e tjerë, Halil Thaçi, Valon Prebreza e Shpejtim Bulliqi, bashkëpunim në gjetjen e një zgjidhje.


source

You Might Also Like

Analistët për Sejdiun: Marrëveshje e mirë, por votat mbeten sfidë
Modi thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë
Ushqyerja dhe koha e vakteve mund të ndikojnë në rrezikun e demencës
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Evropa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar

LEXO GJITHASHTU

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
TOP Momenti
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
Zelensky: Putini ende dëshiron që lufta të vazhdojë, shtatori mund të ndryshojë shumë
TOP Momenti
Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
Japonia shënon rritje të lindjeve për herë të parë pas 11 vjetësh
TOP Momenti
PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës
PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës
TOP Momenti
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
TOP Momenti

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

September 1, 2026
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
TOP Momenti

Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare

September 1, 2026
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi
TOP Momenti

Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

September 1, 2026
Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
TOP Momenti

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?