Mediumi lokal “Tv Prizreni”, ka publikuar pamje nga një aksident që sipas raportimit ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit rreth orës 22:30.
Sipas këtij raporti, në aksident janë lënduar disa persona dhe janë përfshirë dy vetura.
“Aksident me të lënduar në fshatin Piranë të Prizrenit Rreth orës 22:30 ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të fshatit Piranë të Prizrenit, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Sipas banorëve të zonës, në aksident janë përfshirë dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Emergjencës Mjekësore dhe Policia e Kosovës, të cilat janë marrë me rasti”, thuhet në raport.
Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të konfirmuar dhe dhënë detjae për këtë aksident, por akoma nuk ka përgjigje. /Gazeta Express
The post Raportohet për një aksident me disa të lënduar në Piranë të Prizrenit appeared first on Gazeta Express.

