Ish-e dashura e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, Allison Guerriero, është gjetur e vdekur në mënyrë misterioze në banesën e saj në Florida pak ditë më parë.
Të enjten, ajo kishte publikuar rreth 75 postime, mes tyre edhe një video ku kishte shkruar: “E urrej FBI-në”.
Guerriero ishte ish-e dashura e Charles McGonigal, me të cilin pati një lidhje jashtëmartesore rreth 18-mujore gjatë kohës kur ai ishte drejtues i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.
Ajo u bë e njohur publikisht pas arrestimit të McGonigal, kur tregoi për jetën e tij të dyfishtë dhe aktivitetin e paligjshëm për oligarkun rus Oleg Deripaska. /Tv Klan
The post Gjendet e vdekur në banesë ish-e dashura e McGonigal appeared first on Gazeta Express.

