By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?
TOP Momenti

Çfarë qëndrimi kanë partitë e komuniteteve joshumicë për kandidaturën e Sejdiut?

Momenti
Published: August 31, 2026

Përfaqësues të partive nga komunitetet joshumicë kanë shprehur qëndrimin se Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet e qershorit, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës më 31 gusht prezantuan Bekim Sejdiun si kandidat të përbashkët për president.

Your browser does not support the video tag.

Moszgjedhja e presidentit nxiti zgjedhjet parlamentare të qershorit – të tretat që nga shkurti i vitit 2025 – dhe në rast të dështimit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, vendi do të përballej me votime të reja.

Nga 120 vende në Kuvend, 20 u përkasin komuniteteve joshumicë: dhjetë komunitetit serb dhe dhjetë të tjera komuniteteve joserbe.

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike nga radhët e komunitetit boshnjak, tha se përkrah Sejdiun për president.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ajo shpreson që të gjithë deputetët e LDK-së ta përkrahin Sejdiun, teksa shton se vendi duhet të ketë sa më shpejt institucione të reja.

“Është mirë që më në fund kemi një kompromis mes LVV-së dhe LDK-së për propozimin e një kandidati, Bekim Sejdiut, për president të shtetit, dhe shpresoj që të gjithë deputetët nga grupi parlamentar i LDK-së do ta mbështesin. Menjëherë po shoh në media reagimin e deputetit Hoti se nuk do të votojë, gjë që mund të paraqesë problem gjatë votimit nëse të gjithë nuk janë unikë”, tha Rexhepi.

Ndërkaq, Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës tha shkurt për REL-in se e përkrah këtë kandidaturë.

Fikrim Damka nga partia turke KDTP, i tha Radios Evropa e Lirë se të gjitha partitë politike duhet të kenë prioritet tejkalimin e ngërçit dhe formimin e institucioneve të reja.

Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president: Jam vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Ai e vlerësoi si zhvillim pozitiv dhe hap të rëndësishëm pajtueshmërinë politike për emrin e Sejdiut.

“Qëndrimi ynë është i qartë: Kosova nuk ka më kohë për zvarritje dhe bllokada të reja politike. Interesi shtetëror dhe institucional duhet të jetë mbi dallimet politike. Prandaj, e mbështesim përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të konstituimit të institucioneve dhe zhvillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.

Damka shtoi se çdo marrëveshje politike, që i shërben stabilitetit institucional, funksionalizimit të shtetit dhe avancimit të interesave të qytetarëve “duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe seriozitet”.

Nga koalicioni VAKAT i thanë Radios Evropa e Lirë se do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe do të votojnë. Rasim Demiri nga ky koalicion tha se kjo është përgjegjësi politike dhe institucionale.

“Votën tonë do ta japim me përgjegjësi, në përputhje me parimet tona politike, interesat e qytetarëve dhe të komuniteteve që përfaqësojmë, si dhe në bazë të konsultimeve dhe marrëveshjeve që do të arrihen”, tha ai për REL-in.

VAKAT, tha ai, konsideron se presidenti i vendit duhet të jetë një person që përfaqëson unitetin e të gjithë qytetarëve, respekton Kushtetutën dhe është garantues i barazisë dhe i të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Ndërkaq, deputeti i zgjedhur nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, po ashtu shprehu përkrahjen për kandidaturën e Sejdiut.

“Duke parë angazhimet dhe kontributin e tij të deritanishëm, mendoj se i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për një president konsensual dhe mendoj që zoti [Albin] Kurti dhe zoti [Lumir] Abdixhiku kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe ne si subjekt politik e përshëndesim dhe njëherësh e pëkrahim”, tha Kinolli për REL-in.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe eksponentë nga Lista Serbe, nga partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, nga Unioni Socialdemokrat, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve dhe Partia e Bashkuar Gorane, për të kuptuar qëndrimin e tyre për çështjen e presidentit dhe kandidaturën e Sejdiut, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Sejdiu, 52-vjeçar, nëse siguron mbështetjen e nevojshme të deputetëve, do të bëhet presidenti i gjashtë i Kosovës.

Ndërkaq, teksa e kanë mirëpritur marrëveshjen mes LVV-së dhe LDK-së për presidentin, analistët i kanë thënë REL-it se druajnë që pakti do të hasë në probleme gjatë zbatimit.

LVV dhe LDK marrë së bashku kanë 71 vota, dhe për zgjedhjen e presidentit kërkohen që të paktën 80 deputetë të qëndrojnë në sallë gjatë votimit.

Votat e LDK-së duket se nuk janë të unifikuara, pasi Avdullah Hoti, publikisht doli kundër kandidaturës së Sejdiut./Radio Evropa e Lirë

You Might Also Like

Sulejmani: Zgjidhet çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”
Anketa e Telegrafit: 83% e qytetarëve e vlerësojnë të pranueshëm emrin e Bekim Sejdiut për president
ASH: 40.3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
Maqedonci: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes forcon partneritetin Kosovë-Turqi
Mucunski-Huker: Partneriteti strategjik me SHBA-të përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për sigurinë në rajon

LEXO GJITHASHTU

Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President
Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President
Lajme
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”
Lajme
“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self
“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self
Lajme
PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00
PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00
Lajme
Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat
Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat
Lajme

You Might Also Like

Ujdia presidenciale VV-LDK, Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për të në PDK
TOP Momenti

Ujdia presidenciale VV-LDK, Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për të në PDK

August 31, 2026
307.000 banesa janë bosh në Maqedoni, ndërsa çmimi për metër katror po rritet
TOP Momenti

307.000 banesa janë bosh në Maqedoni, ndërsa çmimi për metër katror po rritet

August 31, 2026
Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës
TOP Momenti

Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës

August 31, 2026
Kitanoviq: I kërkoi falje Kryeministrit për postimin e fotografisë me Mlladiçin, ndaj meje ka linçim politik
TOP Momenti

Kitanoviq: I kërkoi falje Kryeministrit për postimin e fotografisë me Mlladiçin, ndaj meje ka linçim politik

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?