By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh
Lajme

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh

Momenti
Published: August 31, 2026



Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për herë të parë pas disa javësh, pasi forcat amerikane goditën dy lëshues raketash në ishullin Larak, në ngushticën e Hormuzit.

Sipas Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), nga sulmet amerikane u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. IRGC-ja ka paralajmëruar se do të ketë “përgjigje dhe ndëshkim”.

Your browser does not support the video tag.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se kishte ndërmarrë “veprim të kufizuar dhe të saktë” kundër forcave që po vendosnin mina dhe që, sipas saj, përbënin “kërcënim të menjëhershëm” në ngushticën e Hormuzit.

Në kundërpërgjigje, Irani tha se kishte sulmuar baza ushtarake amerikane në Jordani. Ushtria jordaneze njoftoi se kishte interceptuar tetë raketa gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian raportoi se ushtria iraniane kishte shënjestruar me dronë një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe i mohoi këto raportime, duke i cilësuar si “të pabazuara”. Megjithatë, ministria konfirmoi se një dron ishte rrëzuar.

Sulmi amerikan në ishullin Larak është sulmi i parë i njohur ndaj Iranit që nga fundi i korrikut, kur presidenti amerikan Donald Trump pezulloi një fushatë të ripërtërirë ushtarake kundër Iranit.

Ishulli Larak ndodhet pranë portit kryesor iranian të Bandar Abbasit dhe në hyrje të ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Para fillimit të luftës, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.

Irani aktualisht kërkon që anijet-cisternë që kalojnë nëpër këtë zonë të ndalen pranë ishullit për kontrolle dhe, sipas raportimeve, po u kërkon disa anijeve pagesa deri në 2 milionë dollarë për kalimin.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e afërt me IRGC-në, raportoi fillimisht se sulmi në Larak ishte kryer me dronë, raporton BBC.

Disa orë më vonë, mediat iraniane publikuan një deklaratë të IRGC-së, sipas së cilës forcat iraniane kishin sulmuar me raketa balistike bazat amerikane King Hussein dhe al-Azraq në Jordani, në përgjigje të sulmit amerikan në ishullin Larak.

Ministria e Jashtme iraniane e dënoi “fuqishëm agresionin ushtarak amerikan” ndaj Larakut dhe i cilësoi sulmet ndaj bazave në Jordani si “mbrojtje legjitime”.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Irani nuk kërkon luftë, por do t’u përgjigjet sulmeve.

“Ne nuk po kërkojmë luftë, por do t’u japim një përgjigje vendimtare agresorëve”, tha Pezeshkian, sipas AFP-së.

Pas sulmit amerikan, presidenti Donald Trump publikoi në rrjetin e tij Truth Social disa video të krijuara me inteligjencë artificiale, që shfaqnin shpërthime në infrastrukturën e naftës.

Njëra prej videove u publikua me përshkrimin “Ishulli Kharg duke u hedhur në erë”, duke iu referuar një terminali të rëndësishëm iranian të naftës në brigjet e Iranit. Trump ka kërcënuar më herët se mund ta godasë këtë objekt.

Javën e kaluar, Trump deklaroi se të gjitha minat e vendosura nga Irani në ngushticën e Hormuzit, si pjesë e përpjekjeve për bllokimin e rrugës detare, ishin çaktivizuar ose hequr.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo anije apo varkë që do të vendoste mina të reja në ngushticë do të shkatërrohej.

source

You Might Also Like

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga 1 shtatori
Nafta ngjitet mbi 90 dollarë pas sulmit amerikan ndaj Iranit, ndërsa bursat përfshihen nga luhatjet
Komuna e Prishtinës fton qytetarët në protestë kundër bllokimit të komunave
25 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, Trump do të mbajë fjalim në Pentagon
Tentoi të kontrabandonte rreth 700 fishekzjarre për t’i shitur në Tiranë, arrestohet 36-vjeçari nga Kosova

LEXO GJITHASHTU

Bekim Sejdiu propozohet për president
Bekim Sejdiu propozohet për president
TOP Momenti
Ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen e nënës së tij në Restelicë
Ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen e nënës së tij në Restelicë
TOP Momenti
Rendi i ri global? Blakçori në “Përballje”: Siguria ekonomike po bëhet siguri kombëtare – çfarë duhet të kuptojë Kosova?
Rendi i ri global? Blakçori në “Përballje”: Siguria ekonomike po bëhet siguri kombëtare – çfarë duhet të kuptojë Kosova?
TOP Momenti
Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli ulet, benzina rritet
Ndryshojnë çmimet e karburanteve – dizeli ulet, benzina rritet
TOP Momenti
Mungesa e himnit shqiptar, Komuna e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me OBRM-PDUKM-në në Shqipëri
Mungesa e himnit shqiptar, Komuna e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me OBRM-PDUKM-në në Shqipëri
TOP Momenti

You Might Also Like

DnV kritikon Haxhiun: E ka lënë KQZ-në me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë
Lajme

DnV kritikon Haxhiun: E ka lënë KQZ-në me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë

August 31, 2026
Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së
Lajme

Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së

August 31, 2026
Prattipati përkujton viktimat e zhdukjes më dhunë gjatë luftës: Qëndrojmë pranë familjeve të tyre që kërkojnë drejtësi
Lajme

Prattipati përkujton viktimat e zhdukjes më dhunë gjatë luftës: Qëndrojmë pranë familjeve të tyre që kërkojnë drejtësi

August 31, 2026
Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të “Pastrimit”
Lajme

Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të “Pastrimit”

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?