By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mungesa e himnit shqiptar, Komuna e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me OBRM-PDUKM-në në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mungesa e himnit shqiptar, Komuna e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me OBRM-PDUKM-në në Shqipëri
TOP Momenti

Mungesa e himnit shqiptar, Komuna e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me OBRM-PDUKM-në në Shqipëri

Momenti
Published: August 31, 2026

Komuna e Pustecit do të ndërpresë çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri, pas incidentit të ndodhur më 20 gusht gjatë një aktiviteti të organizuar në Pustec, ku nuk u ekzekutua Himni Kombëtar Shqiptar.

Në një përgjigje për Albanian Post, Bashkia Pustec e konsideron situatën të krijuar si të papranueshme dhe në kundërshtim me dakordësimin e bërë paraprakisht me organizatorët.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Bashkisë, para zhvillimit të aktivitetit ishte bërë kërkesë që në program të përfshihej dhe të ekzekutohej Himni Kombëtar Shqiptar. Megjithatë, kërkesa nuk është zbatuar gjatë aktivitetit të 20 gushtit.

“Pas konstatimit të situatës së krijuar, Bashkia Pustec e konsideron mosrespektimin e kërkesës së bërë paraprakisht një veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me dakordësimin e komunikuar me organizatorët”, thuhet në përgjigjen e institucionit për Albanian Post.

Bashkia bën me dije se do t’u kërkojë organizatorëve një sqarim zyrtar për arsyet e moszbatimit të kërkesës së bërë paraprakisht.
Por qëndrimi i institucionit vendor shkon më tej. Bashkia Pustec deklaron se, pas këtij veprimi, do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri.

“Bashkia do t’i kërkojë organizatorit sqarim zyrtar lidhur me arsyet e moszbatimit të kërkesës së bërë paraprakisht për ekzekutimin e Himnit Kombëtar Shqiptar, dhe mbas këtij veprimi do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Incidenti shkaktoi reagime pas aktivitetit të 20 gushtit në Pustec, ndërsa kryetari i bashkisë kishte shprehur publikisht qëndrimin e institucionit lidhur me mosrespektimin e kërkesës për Himnin Kombëtar Shqiptar.

Përgjigja e plotë e Bashkisë Pustec për Albanian Post:Pas konstatimit të situatës së krijuar, Bashkia Pustec e konsideron mosrespektimin e kërkesës së bërë paraprakisht një veprim të papranueshëm dhe në kundërshtim me dakordësimin e komunikuar me organizatorët.

Deklaratat për shtyp të kryetarit të bashkisë Pustec shprehin qartë qëndrimin e institucionit të Bashkisë.

Bashkia do t’i kërkojë organizatorit sqarim zyrtar lidhur me arsyet e moszbatimit të kërkesës së bërë paraprakisht për ekzekutimin e Himnit Kombëtar Shqiptar, dhe mbas këtij veprimi do te ndërpresë çdo marrëdhënie me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri.

You Might Also Like

Donjeta Sadiku triumfoi në Taranto, Federata e Boksit: Kemi bërë jehonë për suksesin e saj
Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president: Një figurë me integritet dhe vizion
PDK-ja anulon konferencën e thirrur për media
913 shërbime emergjente në QKUK gjatë vikendit

LEXO GJITHASHTU

Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin
Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin
Lajme
Haxhiu pas marrëveshjes VV-LDK për kandidatin për president: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Haxhiu pas marrëveshjes VV-LDK për kandidatin për president: Hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit
Lajme
Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës
Marrëveshja Kurti-Abdixhiku, Pacolli e VV: Prof.Dr. Bekim Sejdiu emri i Presidentit të ri të Kosovës
Lajme
Kush është ish-gjyqtari Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president?
Kush është ish-gjyqtari Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president?
TOP Momenti
Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President
Abdixhiku tash kërkon që “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria dhe Bekim Sejdiu President
Lajme

You Might Also Like

Benzema mbetet lojtar i lirë
TOP Momenti

Benzema mbetet lojtar i lirë

August 31, 2026
Janevska: Janë shuar 433 paralele, vitin që vjen do të ketë rritje të pagave në arsim
TOP Momenti

Janevska: Janë shuar 433 paralele, vitin që vjen do të ketë rritje të pagave në arsim

August 31, 2026
Te Spartaku presin shumë gola nga Daku
TOP Momenti

Te Spartaku presin shumë gola nga Daku

August 31, 2026
Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat për të drejtat e komuniteteve
TOP Momenti

Kurti kërkon bashkëpunim më të madh me komunat për të drejtat e komuniteteve

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?