Pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova në pikat e kalimit kufitar aktualisht janë kryesisht të shkurtra, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar
Në shumicën e pikave kufitare, automjetet po presin rreth 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Pritje pak më të gjata janë regjistruar në Jarinjë, ku hyrja në Kosovë zgjat rreth 5–8 minuta, ndërsa dalja 5–10 minuta.
Ndërkohë, në Dheu i Bardhë dalja nga Kosova raportohet të zgjasë rreth 15 minuta, shkruan Sinjali ndërsa në Merdarë pritja në dalje arrin deri në 20 minuta. Në hyrje në këto dy pika, pritjet janë rreth 3–5 minuta.
Në pikat e tjera, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet janë kryesisht 3–5 minuta.
Të dhënat tregojnë se Merdara dhe Dheu i Bardhë kanë aktualisht pritjet më të gjata për automjetet që dalin nga Kosova.

The post Përditësohen të dhënat, kaq janë pritjet në kufi appeared first on Gazeta Express.

