By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga certifikimi i zgjedhjeve te negociatat për presidentin – a po afrohet marrëveshja?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga certifikimi i zgjedhjeve te negociatat për presidentin – a po afrohet marrëveshja?
TOP Momenti

Nga certifikimi i zgjedhjeve te negociatat për presidentin – a po afrohet marrëveshja?

Momenti
Published: August 31, 2026

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi më 8 korrik, Kosova vazhdon të përballet me një ngërç të ri politik – zgjedhjen e presidentit dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, partitë politike nuk arritën të gjejnë menjëherë një zgjidhje për presidentin, ndërsa Kuvendi mbeti i pakonstituuar. Çështja e kreut të shtetit është kthyer në pikën kryesore të negociatave ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në ditët e fundit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar disa takime për të gjetur një emër rreth të cilit do të mund të arrihej konsensus politik, shkruan Telegrafi.

Your browser does not support the video tag.

Pas takimit të fundit, të zhvilluar të shtunën mbrëma, të dy liderët nuk dhanë detaje për përmbajtjen e bisedimeve. Kurti u tha gazetarëve shkurt: “Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”.

Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim

Ndërkohë, në media është raportuar se emri që po shqyrtohet seriozisht është ai i Bekim Sejdiut, ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtyre raportimeve, Kurti dhe Abdixhiku janë pajtuar në parim që Sejdiu të jetë kandidat për president. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga dy partitë se marrëveshja përfundimtare është arritur.

Sejdiu nuk është një emër i panjohur në zhvillimet politike të Kosovës. Ai ka shërbyer si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ka qenë ambasador në Turqi dhe Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork.

Por Sejdiu nuk është i vetmi emër që është përmendur në diskutimet për kreun e shtetit.

Në skenën politike e mediale janë përmendur edhe figura të tjera, mes tyre Haki Demolli, ndërsa në diskutimet për një president konsensual janë hedhur edhe emra të tjerë nga politika dhe shoqëria civile.

Kush po përmendet për president të Kosovës?

Një zhvillim i ri në këtë debat është edhe emri i Faton Bislimit. Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, u ka shkruar liderëve politikë duke propozuar Bislimin për president të Kosovës. Ndërkohë, tri parti politike shqiptare në Luginën e Preshevës kanë shprehur publikisht mbështetjen për kandidaturën e tij, shkruan Telegrafi.

Përveç tyre, gjatë muajve të fundit janë përmendur edhe emra të tjerë në diskutimet publike për pasardhësin e Vjosa Osmanit, por asnjëri prej tyre nuk mund të konsiderohet kandidat zyrtar pa kaluar në procedurat kushtetuese dhe pa u propozuar formalisht në Kuvend.

Haxhiu optimiste, opozita skeptike

Në anën tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste se negociatat ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut mund të përfundojnë me marrëveshje.

Ajo ka thënë se pret rezultate pozitive dhe që marrëveshja të konfirmohet nga drejtuesit e Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke theksuar rëndësinë që procesi të ecë përpara.

Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë

Por jo të gjithë në skenën politike e shohin me optimizëm mënyrën se si po zhvillohen këto negociata.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar takimet e Kurtit dhe Abdixhikut, duke kërkuar që çështja e presidentit të mos zgjidhet përmes takimeve të mbyllura, por në Kuvend.

Kritika ka ardhur edhe nga Aleanca. Deputeti Burim Ramadani ka deklaruar se qytetarët duhet të dinë se çfarë përfitojnë nga këto takime, duke i akuzuar liderët politikë se diskutimet po përqendrohen te postet.

Nëse negociatat mes Kurtit dhe Abdixhikut do të konkretizohen, zgjedhja e presidentit mund të jetë pika që do t’i japë fund ngërçit institucional.

Megjithatë, përballë emrave të përfolur dhe kalkulimeve partiake, mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme në Kuvend.

Deri atëherë, gara për postin e presidentit mbetet e hapur dhe çdo emër i ri mund të ndryshojë dinamikën e negociatave. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kërcënoi dy persona përmes telefonit, i dyshuari ndalohet për 48 orë
Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë
LAMM: Ndërpritet komunikacioni në rrugën Prilep – Manastir
52% e diasporës planifikojnë kthimin, 66% investimet në Kosovë – çfarë thonë ekspertët për të dhënat e pyetësorit të Telegrafit
Gjashtë të akuzuar për barrikadat në veri, sot mbahet seanca gjyqësore

LEXO GJITHASHTU

Komuna e Prishtinës mban konferencë për situatën në ndërmarrjen “Pastrimi”
Komuna e Prishtinës mban konferencë për situatën në ndërmarrjen “Pastrimi”
Lajme
SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë
SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë
Lajme
Maqedonci takon presidentin Erdogan në Turqi, pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake
Lajme
Zhvillimet në vend, PDK-ja mban sot një konferencë shtypi
Zhvillimet në vend, PDK-ja mban sot një konferencë shtypi
Lajme
AKB: Pesë shtete zotërojnë rreth 62% të rezervave të naftës në botë, Kosovës i duhet sistem modern të sigurisë së furnizimit
AKB: Pesë shtete zotërojnë rreth 62% të rezervave të naftës në botë, Kosovës i duhet sistem modern të sigurisë së furnizimit
Lajme

You Might Also Like

Transportuesit sot në protestë para Delegacionit të BE-së në Shkup
TOP Momenti

Transportuesit sot në protestë para Delegacionit të BE-së në Shkup

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kësaj radhe u bashkohen edhe aktivistë nga Skënderaj e Istogu
TOP Momenti

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kësaj radhe u bashkohen edhe aktivistë nga Skënderaj e Istogu

August 31, 2026
Nga Haga me pasojat e një monstre
TOP Momenti

Nga Haga me pasojat e një monstre

August 31, 2026
Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
TOP Momenti

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?