Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës publikoi parashikimin ne motit për javën e ardhshme nga 31 gushti deri më 4 shtator. Temperaturat më e larta do të jetë 34 gradë.
E hënë, 31.8.2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa temperaturat maksimale ndërmjet 29 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E martë, 1.9.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 33°C. Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.
E mërkurë, 2.9.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 28 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.
E enjte, 3.9.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 dhe 31°C.
E premte, 4.9.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27 dhe 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
Gjatë periudhës 31 gusht – 4 shtator 2026, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje.
Reshjet lokale të mundshme të martën dhe të mërkurën, të shoqëruara me bubullima, mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës, por lokalisht mund të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve.

