Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, ai dyshohet se me dhunë ia ka marrë fëmijën e tyre.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:40 në Gjakovë.
Sipas raportit policor, bashkëshorti i saj, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, kishte shprehur dëshirën për t’u ndarë, ndërsa më pas dyshohet se me dhunë e ka marrë fëmijën e tyre.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit, fëmija i është kthyer asaj.
Pas intervistimit, të dyja palët janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Gjakovë / 29.08.2026 – 18:40. Viktima f/k ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari m/k me të cilin kanë qenë duke bashkëjetuar ka vendosur të ndahet por me dhunë i ka marrë fëmijën e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit fëmija i është dhënë viktimës. Palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”
The post Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes appeared first on Gazeta Express.

