Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar pak më parë në jug të vendit.
Sipas të dhënave paraprake të IGJEUM dhe EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35.
Epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Himara, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter në raportimet e para.
Thellësia është regjistruar 5 kilometra. Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete rreth Himarës.
Deri tani nuk raportohet për dëme. /tch/


