Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Sipas Policisë finlandeze, një veturë është përplasur me një motoçikletë gjatë ndërrimit të korsisë. Drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi, 54 vjeçar.
Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
Sipas policisë,shoferi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.
Policia e Itä-Uusimaas po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post Ngjarje e rëndë në Finlandë – Vdes një kosovar pas aksidentit me motoçikletë appeared first on Gazeta Express.

