Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dënuar përpjekjet e Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Nga OVL është thënë se, ‘’ kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid’’.
Postimi:
Dënojmë ashpër përpjekjen e turpshme të Serbisë për të lartësuar Ratko Mlladiqin dhe për ta kthyer varrimin e tij në akt nderimi shtetëror. Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid.
Beogradi sërish refuzon të përballet me të kaluarën e vet kriminale. Përkundrazi, vazhdon ta ushqejë po atë ideologji që shkaktoi masakrat, dëbimet dhe varrezat masive. Kjo sjellje kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.
Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë.
The post OVL dënon nderimin e Mlladiqit në Serbi: Fyerje për çdo viktimë të tij, ushqen ideologjinë që shkaktoi varreza masive appeared first on Gazeta Express.

