By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PLD: Qeveria të mbajë përgjegjësi për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PLD: Qeveria të mbajë përgjegjësi për glorifikimin e Ratko Mlladiqit
TOP Momenti

PLD: Qeveria të mbajë përgjegjësi për glorifikimin e Ratko Mlladiqit

Momenti
Published: August 29, 2026

Partia Liberal-Demokrate ka reaguar ashpër ndaj çdo forme të glorifikimit të Ratko Mlladiqit, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe hetim të mundshëm penal për rastin.

Nga PLD theksojnë se glorifikimi i një personi të dënuar për gjenocid nuk mund të justifikohet me dallime politike, kombëtare apo interpretime të ndryshme të historisë. “Ky nuk është çështje e qëndrimit politik, përkatësisë kombëtare apo interpretimit të ndryshëm të historisë. Për gjenocidin nuk ka ‘anë tjetër të tregimit’ kur faktet janë përcaktuar me vendime të formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e partisë.

Your browser does not support the video tag.

PLD e konsideron veçanërisht të papranueshme që një glorifikim i tillë të lidhet me persona që mbajnë funksione të larta shtetërore. Partia kërkon që Qeveria të distancohet menjëherë dhe publikisht nga veprimet e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale dhe drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, si dhe të përcaktojë përgjegjësinë politike. “Maqedonia nuk mund të thirret para Brukselit në vlerat evropiane, ndërsa në vend Qeveria hesht kur funksionarët e saj marrin pjesë në glorifikimin e një personi të dënuar për gjenocid”, thekson PLD.

Partia kërkon gjithashtu që të shqyrtohet edhe përgjegjësia eventuale penale. Sipas PLD -së, neni 407-a i Kodit Penal sanksionon mohimin publik, minimizimin e rëndë, miratimin ose justifikimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës përmes një sistemi informativ, për çka parashikohet edhe dënim me burg.

Për këtë arsye, PLD kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që, brenda kompetencave të tyre, me detyrë zyrtare të shqyrtojnë të gjitha publikimet, deklaratat dhe veprimet e lidhura me rastin dhe, nëse plotësohen kushtet ligjore, ligji të zbatohet pa përjashtim. “Funksioni shtetëror nuk guxon të jetë mburojë nga ligji”, porosit partia.

PLD kërkon edhe miratimin e një kuadri të plotë ligjor që do të ndalonte qartë glorifikimin, promovimin dhe afirmimin publik të personave të dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, si dhe promovimin e ideologjive fashiste, naziste dhe ideologjive të tjera totalitare e të dhunshme që nxisin urrejtje dhe jotolerancë. Sipas partisë, një ndalim i tillë duhet të vlejë edhe për emërtimin dhe regjistrimin e shoqatave, fondacioneve, klubeve, organizatave, institucioneve publike, rrugëve, shesheve dhe manifestimeve publike, në mënyrë që ato të mos mund të mbajnë emra apo simbole që glorifikojnë persona, ideologji ose krime të tilla.

PLD thekson edhe rolin e arsimit në luftën kundër revizionizmit historik, duke kërkuar që gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të mësohen mbi bazën e fakteve historike dhe gjyqësore, pa relativizim apo mohim. “Një shtet evropian nuk ndërtohet me parulla evropiane, por me vlera evropiane. Respektimi i viktimave dhe dënimi i gjenocidit janë vijë e kuqe. Nuk ka heshtje kur glorifikohen të dënuarit për gjenocid. Nuk ka relativizim të krimeve. Dhe nuk ka funksion shtetëror mbi ligjin dhe pa përgjegjësi politike”, përfundon PLD.

You Might Also Like

Të mirat e pirjes së ujit me stomakun bosh
Ramadani: Qeveria bleu barna në Serbi edhe pas sulmit në Banjskë
“Miliona për mallra serbe”, Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës
BDI: VLEN vazhdon bashkëqeverisjen me ata që e glorifikojnë Ratko Mlladiqin
“Synohej shndërrimi i Kosovës në Kandahar”, Tërnava kërkon hetim për dokumentin “Top Secret” dhe pretendimet ndaj BIK-ut

LEXO GJITHASHTU

Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Kreu i BIK-ut kërkon hetime për “Top Sekret 2” që u gjet në telefonin e Shehollit: Të dihet nëse ekziston vërtetë dhe kush e hartoi
Lajme
Shamia në shkolla, imami Labinot Maliqi: Duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
Shamia në shkolla, imami Labinot Maliqi: Duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
TOP Momenti
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi
Lajme
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Majko: Spajiq të ofrojë prova për deklaratën e “sulmit” ndaj Malit të Zi, në të kundërtën i bie që foli me emocione
Lajme
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Mbi 93 mijë persona në nevojë nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Tibet
Lajme

You Might Also Like

Dimitarieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike
TOP Momenti

Dimitarieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike

August 29, 2026
“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike
TOP Momenti

“Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

August 29, 2026
Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohen në Agjencinë Pyjore
TOP Momenti

Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohen në Agjencinë Pyjore

August 29, 2026
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë, thekson praninë dhe gatishmërinë e misionit
TOP Momenti

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton trupat në Mitrovicë, thekson praninë dhe gatishmërinë e misionit

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?