Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Evis Sala, është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga platforma ndërkombëtare prestigjoze OncoDaily.
Lidhur me këtë, ka reaguar Richard Grenell. Ky i fundit, ka uruar ministren Sala dhe popullin e Shqipërisë, duke shtuar se këta të fundit janë ‘’më fat që e kanë’’ ministre Salan.
‘’Urime Evis [@EvisSala] Dhe urime edhe popullit të Shqipërisë, që është me fat ta ketë atë si Ministre të Shëndetësisë. Ajo është një liderë botërore në fushën e onkologjisë dhe po bën një ndryshim të madh për ata luftëtarë që po përballen me kancerin’’, ka shkruar Grenell.
Congratulations to Evis! @EvisSala
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 28, 2026
And to the people of Albania who are lucky enough to have her as their Minister of Health.
She is a world leader in oncology and is making a difference for those warriors fighting cancer. https://t.co/gWve0MCjgW
The post Ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë, Grenell uron ministren dhe popullin shqiptar: Evis Sala po bën ndryshim të madh… appeared first on Gazeta Express.

