Sot, presidenca e Kosovës, ka shkruar me inteligjencë artificiale një komunikatë për media ku njoftohet për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK’së nga ana e u.d presidentes Albulena Haxhiu.
Lidhur me këtë, përmes një postimi ka ironizuar Ehat Miftaraj. Ky i fundit, ka thënë se këto ‘’gabime me Chatgpt’’ duhet të ‘’iu falën’’, dhe se sa më shumë që e përdorin chatgpt, ‘’aq më pak e shkelin ligjin’’.
Postimi:
Këto gabimet me chatgpt janë gabime të këndshme, të padëmshme.
Jo që duhet të iu falen, por duhet të iu kërkohet qe mos te bejne asgje pa ndihmen e chatgpt.
Sa me shume e perdorin chatgpt aq me pak bejne gabime, aq me pak e shkelin ligjin…
Si te punojne vet dhe me direktiva te partise, jane eksperta te pashoq te shkeljes se ligjit, procedures dhe demtimit te institucioneve dhe gjithëçka qe eshte ndertuar me mund dhe sakrifice nga te tjeret.
Andaj perdorne chatgpt, perdorne Gemini, perdorni gjithçka qe Ju mos te perdorni trurin
The post Komunikata e Presidencës me AI, ironizon Miftaraj: Sa më shumë që e përdorni Chatgpt aq më pak e shkelni ligjin appeared first on Gazeta Express.

