By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
Lajme

Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

Momenti
Published: August 28, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin.

Mustafa në një konferencë për media në hollin e Kuvendit tha se nuk do ta lejojnë një situatë të tillë.

Your browser does not support the video tag.

“Albin Kurti ka marrë peng Kosovën dhe ka marrë peng institucionet e Kosovës. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe as nuk do ta lejojmë. Ne çdo ditë jemi edhe para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar kthimin në Kuvend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po protestojmë, po bëjmë aktivitet në mënyrë paqësore, në mënyrë të qetë për t’i përcjellë mesazhin e qartë. Mirëpo kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Ai duhet të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit.

Përndryshe, pakënaqësia e qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe durimi edhe i partive opozitare dhe në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë i pafund dhe do të përdorim mjetet demokratike për të shtyrë ata njerëz që kanë marrë peng Kosovën ta kthejnë Kosovën në binarë kushtetues dhe në binarë të një shteti normal. Kjo situatë tashmë po duket se ka rrëshqitur në një terren që nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë, që një parti shqiptare e Kosovës t’i marrë peng institucionet dhe të pengojë funksionimin e shtetit të Kosovës.Mirëpo ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo që nevojitet për të kthyer Kosovën në binarë normalë. Do të vazhdojmë me kërkesat tona të vazhdueshme, do të jemi këtu prapë pas 48 orëve me kërkesën e njëjtë: kthimin e Kuvendit të Kosovës deputetëve dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

I pyetur për çështjen e Presidentit, se a pret të ketë marrëveshje mes LVV dhe LDK, Mustafa tha se pas konstituimit të Kuvendit ka mjaftueshëm kohë për zgjedhjen e Presidentit.

“Diskutimet për presidentin mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Dihet qartë se pas ditës së konstituimit të Kuvendit janë edhe 60 ditë për të zgjedhur presidentin. Nuk ka asnjë arsye të vetme të mbahet konstituimi i Kuvendit peng i diskutimeve që po ndodhin për presidentin. Kjo është një lojë politike, kjo është një strategji për të blerë kohë. Pse po i nevojitet kjo blerje e kohës nuk mund ta dimë, por ajo është e qartë se nuk ka vullnet për t’i dhënë Kosovës institucione në këtë fazë. Taktizime të tilla me negociata që nuk përfundojnë kurrë nuk mund ta arsyetojnë bllokadën e institucioneve. Kështu që ne presim që të kthehen në Kuvend, të konstituojnë Kuvendin dhe pastaj kanë kohën e nevojshme në dispozicion për t’i vazhduar negociatat për president, nëse me të vërtetë kanë vullnet për t’i dhënë vendit president dhe institucionet”, tha ai./Eo/

The post Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Serbia paralajmëron “ceremoni shtetërore” për varrosjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
Vuçiç glorifikon sërish Mladiqin: Kërkon “varrim dinjitoz” për Kasapin e Ballkanit
Korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiqin në jug të Sarajevës: Fanatik i rrezikshëm, ndillte frikë
“Drejtësi, solidaritet” – Edhe familjarët e shtatzënës së vrarë në Malishevë në protestë para Qeverisë
Guérot e përfundon misionin diplomatik në Kosovë, Ambasada e Francës e falënderon për kontributin 4 vjeçar

LEXO GJITHASHTU

Familja shqiptare që humbi tre djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan
Familja shqiptare që humbi tre djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan
TOP Momenti
Mustafa: Albin Kurti i ka marrë peng institucionet, të kthehet në Kuvend sepse durimi qytetar po merr fund
Mustafa: Albin Kurti i ka marrë peng institucionet, të kthehet në Kuvend sepse durimi qytetar po merr fund
TOP Momenti
Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në lumin Drin, flasin nga Policia
Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares në lumin Drin, flasin nga Policia
TOP Momenti
Goditet nga pema teksa mblidhte dru, humb jetën 58-vjeçari në Shkodër
Goditet nga pema teksa mblidhte dru, humb jetën 58-vjeçari në Shkodër
Lajme
Stuhi dhe shira godasin Stambollin, 10 të plagosur
Stuhi dhe shira godasin Stambollin, 10 të plagosur
Lajme

You Might Also Like

Nepal, çfarë e shkaktoi Armagedonin
Lajme

Nepal, çfarë e shkaktoi Armagedonin

August 28, 2026
Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal
Lajme

Mbërrin në 538 numri i viktimave të përmbytjeve katastrofike në Nepal

August 28, 2026
Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës
Lajme

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

August 28, 2026
Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët
Lajme

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?