Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujic, ka deklaruar të premten se ish-udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës dhe krimineli i dënuar i luftës, Ratko Mlladiq, “do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë”.
Mlladiq vdiq të enjten, ndërsa vuante një dënim me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1990.
“Është e sigurt që gjenerali Mlladiq do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë, për sa i përket shtetit”, tha Vujic për transmetuesin K1.
Zyrtarët serbë presin detaje se kur autoritetet në Hagë do ta lirojnë trupin, tha ai.
“Jemi gati të nisemi për në Hagë sapo të mësojmë se cilët janë hapat e ardhshëm”, ka deklauar ministri serb.
The post Serbia paralajmëron “ceremoni shtetërore” për varrosjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq appeared first on Gazeta Express.

