Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kullës, në Pejë, janë zbuluar mbi 54 mijë euro mjete monetare të padeklaruara.
Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të përzgjedhur për ekzaminim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit janë gjetur para të gatshme në valutë të huaj dhe euro.
Pas konvertimit të shumës sipas kursit zyrtar, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka rezultuar mbi 54 mijë euro.
Në përputhje me procedurat ligjore, Dogana ka konfiskuar 25 për qind të shumës së padeklaruar, që kap vlerën mbi 13 mijë e 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është proceduar sipas rregullave në fuqi.
Dogana e Kosovës u ka rikujtuar udhëtarëve se janë të obliguar t’i deklarojnë mjetet monetare gjatë kalimit të kufirit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe në zbatimin e procedurave ligjore.
The post Mbi 54 mijë euro të padeklaruara zbulohen në pikën kufitare të Kullës appeared first on Gazeta Express.

