By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend
Lajme

Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend

Momenti
Published: August 28, 2026

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ku në këtë seancë do të jepen fjalët përfundimtare, raporton Ekonomia Online.

Ndryshe, në këtë rast po akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Drita Millaku dhe Salih Zyba, mirëpo për Sveclën procedura është veçuar.

Your browser does not support the video tag.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ia ka konfirmuar aktakuzën Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.

Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 26 mars 2024, katër të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ministri Sveçla dhe tre deputetët Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Sipas aktakuzës e cila rezulton të jetë ngritur më 29 korrik 2019, Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

The post Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Po dojmë me u faru si popull” – Berisha fajëson institucionet për tragjeditë e fundit
Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
Maqedonci pret zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon
Besnik Tahiri: Kurti dhe LVV duan ta fusin Kosovën qëllimshëm në krizë identitare
Reçica-Kurtit: Vandal politik, ndali vandalizmat – kthehu në parlament

LEXO GJITHASHTU

PDK përsëri në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së
PDK përsëri në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së
TOP Momenti
U shpallën të pafajshëm për vrasjen në Gllogjan, Kryeprokurori kërkon raport me shkrim nga Prokuroria në Pejë për kronologjinë e veprimeve
U shpallën të pafajshëm për vrasjen në Gllogjan, Kryeprokurori kërkon raport me shkrim nga Prokuroria në Pejë për kronologjinë e veprimeve
TOP Momenti
ASH kërkon transparencë për pranimin në Shkollën e Mesme Policore: Më pak se 3% shqiptarë
ASH kërkon transparencë për pranimin në Shkollën e Mesme Policore: Më pak se 3% shqiptarë
TOP Momenti
Udhëheqja e Sektorit të Operacioneve të NATO-s në Kosovë, Maqedonci: Biseduam për sigurinë dhe koordinimin me NATO-n
Udhëheqja e Sektorit të Operacioneve të NATO-s në Kosovë, Maqedonci: Biseduam për sigurinë dhe koordinimin me NATO-n
TOP Momenti
Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Durrës, gjendet një celular dhe një masë e dyshmitë
Pas konstatimit të lëndës shpërthyese në Durrës, gjendet një celular dhe një masë e dyshmitë
TOP Momenti

You Might Also Like

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës
Lajme

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

August 28, 2026
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport nga Prokuroria e Pejës pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport nga Prokuroria e Pejës pas lirimit të të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

August 28, 2026
Edhe në Skenderaj nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët: Kosova po numëron ditët drejt 16 shtatorit
Lajme

Edhe në Skenderaj nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët: Kosova po numëron ditët drejt 16 shtatorit

August 28, 2026
Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së
Lajme

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?