By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike
Lajme

“Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike

Momenti
Published: August 28, 2026

Albanians for America mirëpret prezantimin në Kongresin Amerikan të “Supporting the Rule of Law, Building Institutional Justice, and Accountability Act” SRBIJA Act, dhe përshëndet anëtarët e Kongresit që po kërkojnë më shumë llogaridhënie nga Qeveria e Serbisë.

Ky legjislacion dërgon një mesazh të qartë dhe të rëndësishëm: Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbyllin sytë përballë regresit demokratik, korrupsionit, dobësimit të institucioneve të pavarura, shtypjes së protestuesve paqësorë apo politikave që dëmtojnë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Your browser does not support the video tag.

“SRBIJA Act” evidenton shqetësime serioze lidhur me sundimin e ligjit në Serbi, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, korrupsionin dhe trajtimin e protestave studentore dhe qytetare. Projektligji kërkon gjithashtu hetime të besueshme dhe të pavarura për tragjedinë e stacionit hekurudhor në Novi Sad dhe për akuzat mbi përdorimin e tepruar të forcës ndaj protestuesve paqësorë.

Në komunikatë thuhet se Serbia është përpjekur të paraqitet si një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, ndërkohë që vazhdon të mbajë marrëdhënie të thella politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë dhe Kinën, si dhe po thellon bashkëpunimin me Iranin.

“SRBIJA Act” e njeh me të drejtë nevojën për një shqyrtim serioz të këtyre marrëdhënieve, veçanërisht kur ato bien ndesh me interesat e sigurisë së Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Evropës.

Albanians for America thotë se konsideron këtë një hap të rëndësishëm drejt mbajtjes së Qeverisë së Serbisë përgjegjëse për veprimet dhe politikat e saj.

“Në të njëjtën kohë, ne bëjmë një dallim të rëndësishëm: shqetësimi ynë është për politikat dhe veprimet e Qeverisë së Serbisë, jo për popullin serb. Populli i Serbisë meriton demokraci, transparencë, institucione të pavarura, liri të shprehjes dhe një qeveri që i përgjigjet qytetarëve të saj”.

Sipas tyre të njëjtat parime duhet të zbatohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ne mirëpresim veçanërisht faktin që projektligji njeh rëndësinë e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe mbështet vazhdimin e angazhimit amerikan në këtë proces. Një paqe e qëndrueshme në rajon duhet të bazohet në llogaridhënie, njohje të ndërsjellë, respektimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe fundin e çdo sjelljeje destabilizuese.Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada burime diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë për ndërtimin e një Ballkani Perëndimor paqësor dhe demokratik.Ky investim nuk duhet të minohet nga qeveri që largohen nga vlerat demokratike, ndërkohë që forcojnë marrëdhëniet me fuqi autoritare”.

Për këtë arsye, Albanians for America i bën thirrje Kongresit dhe Administratës Amerikane që të vazhdojnë të mbështesin politika që:

•⁠ ⁠Mbajnë përgjegjës zyrtarët serbë për korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut;

•⁠ ⁠Mbrojnë institucionet demokratike, zgjedhjet e lira, lirinë e medias dhe të drejtën për tubim paqësor;

•⁠ ⁠Shqyrtojnë me seriozitet lidhjet në rritje të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin;

•⁠ ⁠Mbështesin sovranitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës;

•⁠ ⁠Forcojnë partneritetin strategjik SHBA–Kosovë;

•⁠ ⁠Mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke kërkuar zbatim real dhe llogaridhënie; dhe

•⁠ ⁠E bëjnë thellimin e bashkëpunimit SHBA–Serbi të kushtëzuar nga reforma demokratike të besueshme dhe të qëndrueshme.

SRBIJA Act e bën të qartë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk është një çek i bardhë. Ai shoqërohet me përgjegjësi.

Albanians for America thotë se e mbështet fuqishëm këtë parim dhe i bën thirrje Kongresit të vazhdojë ta mbajë Qeverinë e Serbisë nën të njëjtat standarde demokratike dhe të sigurisë që priten nga çdo vend që kërkon një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara.

The post “Albanians for America”: SHBA-ja të kushtëzojë bashkëpunimin me Serbinë me reforma demokratike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit të fabrikës së municioneve në Jahoc
Sveçla në gjykatë për gazin lotsjellës: Veprimet tona ishin politike, marrëveshja për demarkacionin ishte gabim
Haxhiu kritikon Qeverinë për vonesën e subvencionimit të teksteve shkollore
Vajza raporton zhdukjen e prindit në Ferizaj, policia nis hetimet
Bie edhe pak nafta në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Mbështetje për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor
Mbështetje për fëmijët jetimë në prag të vitit të ri shkollor
TOP Momenti
NTP: Nga 1 shtatori fillon orari dimëror i qarkullimit
NTP: Nga 1 shtatori fillon orari dimëror i qarkullimit
TOP Momenti
Ndryshojnë rregullat e “Prishtina Parking” – bllokimi i veturave vetëm me urdhër të Inspeksionit
Ndryshojnë rregullat e “Prishtina Parking” – bllokimi i veturave vetëm me urdhër të Inspeksionit
Lajme
Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës: Bombola e gazit konsiderohet armë
Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës: Bombola e gazit konsiderohet armë
Lajme
Time Kadriaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin pasi Kurti vizitoi dje IML-në
Time Kadriaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin pasi Kurti vizitoi dje IML-në
Lajme

You Might Also Like

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës
Lajme

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

August 28, 2026
73 aksidente dhe 2306 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Lajme

73 aksidente dhe 2306 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

August 28, 2026
Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend
Lajme

Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend

August 28, 2026
7 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin në rastin “Capat vs Sekiraqt”
Lajme

7 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin në rastin “Capat vs Sekiraqt”

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?